Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë serbe: Jemi nën presionin më të madh që nga viti 1997
Në një prononcim për mediat opozitare, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në Serbi, Branko Stamenkoviç, ka shprehur shqetësimin për “presionin e jashtëzakonshëm” që ushtrohet ndaj prokurorëve serbë.
Sipas tij, presioni i ushtruar nuk është parë që nga vitet ’90 dhe kryesisht ai vjen
nga ato media që përdorin propagandën me informacione të pavërteta, por me gënjeshtra të pastra
Kam qenë prokuror për 28 vjet dhe kam kaluar periudha të ndryshme sociale dhe politike. Nuk kam parë presion të tillë nga ekzekutivi, apo nga individë në ekzekutiv dhe autoriteti legjislativ ndaj nesh që nga viti 1997
shprehet ai.
Sipas tij presion ka edhe nga opozita duke sjellë në vëmendje përpjekjen e protestuesve në Novi Sad për të hyrë në zyrat e prokurorisë si dhe një sulm ndaj gjykatës në Valjevo. Stamenkoviç ka vënë në dukje po ashtu si element presioni ndaj prokurorisë edhe reagimet negative ndaj marrëveshjeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Zagorka Dolovac me gjashtë homologë të vendeve të Amerikës Latine për luftën kundër trafikut të drogës, si pjesë e Eurojust, që lë të kuptohet për natyrën e thellë të kompromentimit të një pjese të politikës serbe.

Add new comment