Qeveria i jep Kastratit për 20 vjet 52 mijë m2 të Forcës Detare në Durrës...Për 1 Euro

Postuar në 02 Janar, 2026 20:43

Një ditë para ndërrimit të viteve, me Vendim të Këshillit të Ministrave që mban datën 30 dhjetor 2025, me firmën e Kryeministrit Edi Rama është miratuar dhënia me qira 1 euro për 20 vjet e pronës nr. 219 të Forcës Detare me sipërfaqe 52.010 metër katrorë për “Kastrati Group”.

Sipërfaqja i jepet me qira, Ahmet Kastratit, vëllait të Shefqet Kastratit, i cili është dhe administrator i portit “MBM” në Durrës.

Prona në fjalë është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, sipas kallëzimit penal të Komandës së Forcës Detare në nëntorit 2022 dhe nga SPAK, hetim i nisur kryesisht pas denoncimet nga MCN TV dhe pjesë e dosjes hetimore. 

Prona nr. 219 nuk i hipotekohej Komandës së Forcës Detare prej 20 vitesh, pasi sipas Kadastrës kishte pretendent ish-pronarë për pronësinë, por se kur e kërkoi me qira Shefqet Kastrati, e gjithë prona është hipotekuar në qershor 2025 në emër të Forcës Detare.

Qirramarrësi është kompania “Adriatic Bay Investment Group”, me administrator Ahmet Kastrati (vëllai i Shefqet Kastratit), administrator edhe i kompanisë Porti MBM (Multy Buoy Mooring) me shumicë aksionesh Kastrati Group të Shefqet Kastratit.

Kujtojmë se prej tetorit 2021 kompania Porti MBM me administrator Ahmet Kastrati dhe shumicë aksionesh Shefqet Kastrati, ka zaptuar pronën nr. 219 të Forcës Detare në Porto Romano.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.