Sauditët dështojnë me megaqytetin 1.5 trilionë$ në shkretëtirë. Shpresa te data centerat
Një qytet me kulla të larta në, teknologji në mes të shkretëtirës. Projekti u një megaqyteti ideuar nga prisni saudit Mohammed bin Salman ka dështuar. Me synime hiperambicioze në shifrat e 1.5 trilionë dollarëve, aktualisht projekti është shndërruar në një sipërmarrje për ndërtimin e data centerave.
Greqia në dilemë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes
Mediat greke raportojnë për një dilemë diplomatike të Athinës zyrtare sa i takon pjesëmarrjes në Bordin e Paqes, iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ideja anashkalon OKB-në dhe bie ndesh me rezolutën 2803/25 që përfaqëson planin e paqes për Gazën, ndërkohë që nga Bashkimi Europian, ftesës së Trump I janë përgjigjur pozitivisht deri më tani Hungaria dhe Bullgaria, ndërkohë që Gjermania dhe Franca kanë një qëndrim shumë të ashpër kundër.
Tenxherja 701
Në Shqipëri ka aktualisht një idiot të veshur me pushtet gjithfarësh: ekzekutiv, ekonomik, publik dhe parlamentar. Quhet Edi Rama dhe punon si kryeministër, ndërkohë që lehaqenien e ka pasionin e vet natyral.
Gjykata Kushtetuese Popullore
Dikur ka patur dy prokurori: Publike dhe Popullore. Sot populli shqiptar ka dy gjykata kushtetuese. Njëra që paguhet nga buxheti dhe tjetra në rrjetet sociale, e përbërë nga jurisë, konstitucionalistë freelance që paguhen nga fryma e shenjtë dhe dëshira e mirë për mëmëdhenë. Le ta quajmë zotin Ylli Manjani kryetarin e Gjykatës Kushtetuese 2.0 për shkak të prononcimeve të tij të vazhdueshme për çështje juridike ku spikat sidomos vlerësimi si provë i mesazheve telefonike të dekriptuara nga shërbimet policore.
Në burg, por me Drejtësi jo Procedurë
Ka një debat mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Zhurma lidhet me raportin 4:4 në Gjykatë që implikon pamundësi të zgjidhjes kushtetuese të konfliktit të krijuar në këtë kuadër.
Një pjesë e anëtarëve thonë se masa e pezullimit prek funksionin politik kushtetues të ministrit, ndaj ajo vepron njësoj si heqja e imunitetit në intensitet.
Perspektiva penale dhe politike të pezullimit të Ballukut
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në arsyetimin e vet Gjykata që ka vendosur 4:4 bie dakord unanimisht se për sa i takon pezullimit ai nuk lidhet me imunitetin kushtetues që ndihmon me mekanizma mbrojtës kontrollin ndaj masave penale.
Kushtetuesja rrëzon ankimimin e Ramës, rikthehet pezullimi i Ballukut
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Me një votim 4 me 4 është rrëzuar automatikisht ankimimi i kryeministrit Rama. Pas 10 orësh mbledhje, trupa e gjyqtarëve u nda në grupe: njëri që mendon se masa e pezullimit nuk mund të merret pa lejen e Kuvendit dhe tjetri që mendon se është e panevojshme.
Vendimi rikthen në fuqi masën e pezullimit nga detyra, e vendosur nga GJKKO ndaj zëvendëskryeministres.
Gjykata Kushtetuese vendosi:
Partia Socialiste gjen grupin e ri armiqësor: Gjykatësit!
Imuniteti përkundër luftës ndaj korrupsionit*
Në një vështrim të përgjithshëm mbi legjislacionin kushtetues për imunitetin parlamentar në Shqipëri, konstatojmë se ka një histori të re të zhvillimit të këtij legjislacioni. Lëvizja e ndërmarrë nga viti 2005 u kurorëzua përmes një amendamenti kushtetues që kufizoi imunitetin e deputetit nga procesi penal, në vitin 2012. Aktualisht, dispozita për imunitetin përmban të dyja aspektet klasike të tij:
mospërgjegjësinë për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna në Kuvend, si dhe
Shpopullimi dhe zëvendësimi - nga akuza te shifrat
Ka një zhurmë dhe shqetësim të vazhdueshëm për emigrimin në masë të njerëzve nga Shqipëria. Procesi fiziologjik i plakjes së popullsisë, emigrimi dhe hyrja e të huajve kanë përshkallëzuar perceptimin e një pjese të shoqërisë që e gjen veten duke shpjeguar Shqipërinë me termin Shpopullim.
