Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Postuar në 04 Nëntor, 2025 20:22

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të po ecin në proporcione që rrezikojnë një krizë të paprecedentë për nga shifrat. “The Guardian” raporton se vetëm për bazë të dhënash, investimet kanë arritur në 3 trilionë dollarë dhe shqetësimi për momentin është minimal, por nuk përjashtohet.

Nvidia është kompania e parë në botë e vlerë asestesh dhe kapitalesh 5 trilionë dollarë, Microsoft dhe Apple, kanë kapur shifrën 4 trilionë, OpenAI kap shifrën e 500 miliardë dollarëve, ndërkohë që Alphabet, kompania që posedon Google, raportoi të ardhura prej 100 miliardë dollarësh në një 3 mujor të vetëm.

Është një ritëm që nuk duket se ka më parametra për ta matur. Qyteti i Newport në Uells, dikur qendër e dikurshme qymyrguri dhe çelikur, shpreson që të hyjë në shekullin e ri me një investim nga Microsoft në një bazë të dhënash që do të shfrytëzojë sipërfaqen e një ish-fabrike radiatorësh.

Përtej këtyre të dhënave shqetësimi për modelin që po ndjek investimi në IA dhe shndërrimet që pasojnë për kompanitë pas tyre, është objektiv. Në dy vitet e ardhshme, katër kompanitë kryesore, Amazon, Meta, Google dhe Microsoft do të shpenzojnë më shumë se 750 miliardë dollarë për zhvillimin e IA, logjistikën e tij, shifër që cilësohet jashtëzakonisht e lartë.

Për këto zhvillime ka sinjale edhe nga një treg si Kina, teksa kreu i grupit Ali Baba ka paralajmëruar për ekzagjerime në tregun e bazës së të dhënave.

Po nis të shoh fillimin e një lloj fluske

citohet Joe Tsai, sipas të cilit fondet që po akumulohen nuk mbështeten me pritmëritë e klientëve potencialë.

Aktulaisht në botë ka 11 000 datacentera, 500% më shumë sesa 20 vite më parë. Deri në vitin 2028 parashikohet që Shifra prej 3 trilionësh të mbulohet nga kompanitë kryesore vetëm përgjysmë, pjesa tjetër duhet të gjendet nga investitorë privatë. Siç mund të pritet, kjo linjë e re po ecën me instrumentin e njohur të borxhit, por në përmasa që tejkalon çdo industri të mëparëshme. Aq sa kërkuesi Gil Luria, i kompanisë DA Davidson në SHBA, shprehet se ai borxh mund të mbërrijë në pikën kritike të të qenit një rrezik strukturor për ekonominë e mbarë botës.

Një arsye që e bën të besueshëm këtë shqetësim është fakti se bazat e të dhënave do të zhvlerëoshen dy herë më shpejt nga sa gjenerojnë të ardhura. Mandej studimi i MIT në gushtin që shkoi për fitime zero nga investitorët në projekte e IA, kanë ulur optimizmin, pa harruar se bazat e të dhënave i ngjajnë kullave të Tiranë: njoftohen, ndërtohen, por duan një dekadë të popullohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.