Hane Tursun, Hane Aleksandër & John

Postuar në 19 Mars, 2012 04:07
Lorenc Vangjeli

Në romanin e tij Kështjella, botuar në vitin e largët 1970, Ismail Kadare ka një personazh qëndror me emër të gjatë, Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Eshtë komandanti i trupave rrethuese osmane që kërkojnë pushtimin e një kështjelle shqiptare. Shumë më shumë se një vepër historike, intepretimet e saj i kanë të gjitha gjasat të shkojnë deri në ekstrem: një vend i rrethuar nga një botë e egër, fati i një individi në një shoqëri gjithmonë e më individuale apo tentativa për të pushtuar majën, pushtetin. Simbolika e kësaj vepre, mund të përkthehet edhe kështu. Ka një frazë të paharruar Pashai turk, kur mbas sulmesh të njëpasnjëshëm, kështjella vazhdonte të qëndronte indiferente si grua kryeneçe që nuk jepet: kishte ardhur momenti i lodhjes nga lufta! Sipas tij, çasti më i dëshpëruar për një ushtri përballë një kështjelle ose burrë përballë një gruaje.

Këtë frazë të hershme letrare gjysmë ushtarake, e kujtoi në rrethana dhe për motive krejt të ndryshme në një intervistë politike ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu: lodhje nga pushteti! Dhe sipas kujtdo, ky është çasti më i keq për një qeverisje. Hane Tursun, Hane Aleksandër! Megjithatë, në të dy rastet, janë të huajt që gjykojnë për Shqipërinë, i pari nga pozitat e pushtuesit që nuk pushtoi dot, i dyti nga pozitat e përfaqësuesit të vendit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër, përfshi dhe vetë shqiptarët, për lirinë e këtij kombi, herë të pushtuar nga të huajt, e herë të marrë në qafë nga lufta për pushtet mes shqiptarësh.  Një tjetër “i huaj” shumë familjar me hallet e dertet e Shqipërisë, ambasadori Withers, është shumë konkret. Me stetoskopin e diplomatit të çliruar nga druri i gjuhës së diplomatit në detyrë, ai shënjon si shkak të halleve dhe derteve të Shqipërisë, qeverinë e saj. “...ajo sundon, nuk qeveris!” Dhe më pas, nuk mbetet jashtë asgjë, që nga zgjedhjet e molepsura e deri tek drejtësia. Hane Tursun, Hane John!

Ka një ngjashmëri të frikshme mes asaj çfarë ndodhte rrotull një kështjelle mesjetare shqiptare dhe çfarë ndodh sot rreth e rrotull një politike, e cila vazhdon të konsiderohet si truall i pushtuar apo si një kështjellë që nuk duhet dorëzuar. Amerikanët Arvizu pak ditë më parë dhe Withers të shtunën që mbeti pas, janë të drejtpërdrejtë. Me fuqinë që u jep zyra dhe pasaporta, ata mund të thotë të vërteta, që kur përkthehen nga anglishtja e tyre në shqip, krijojnë tjetër efekt nga të vërteta identike që artikulohen direkt në shqip. Arvizu foli për lodhjen nga pushteti. “...kjo qeveri praktikisht ka qeverisur që nga viti 2005… Kjo është një periudhë e gjatë”, thotë ambasadori Arvizu. “Vepra që që ka lënë pas (qeveria) shkon tërësisht kundër konceptit të ndërtimit të demokracisë”, thotë Withers me folje në kohën e shkuar për kabinetin Berisha, duke ditur mirë se qeveria ka helmuar edhe të ardhmen e vendit. E thonë të dy për të njëjtën qeveri, e cila me gojën e kryeqeveritarit të saj, premton dhe një mandat tjetër, që tregon sesi ka “mbijetuar” edhe mbas pesë orësh rrethimi të egër në 21 Janar, që dëshmon se ka një komplot të të paktës gjysmës së popullit kundër gjysmës tjetër, e kështu me rradhë. Muhabetin me kështjella e ka pasur për zemër dhe një jetëgjatë tjetër politik në këtë truall, Enver Hoxha. Deri sa u kuptua përfundimisht  që kështjella e tij e paepur dhe krenare ishte në fakt një llagëm që kishte zënë nën vete vetë kështjellarët.

Kadare ka një tjetër personazh simpatik në roman. Ai është mjeku Siri Selimi. “T’u helmojmë puset”, propozonte atëherë mjeku osman. Sot, puset që duhet të furnizojnë më shpresë këtë vend, afrojnë përgjithësisht ujë të helmuar me urrejtje. Të helmuar nga politika. Nga ajo politikë kryeneçe, që ndryshe nga Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pashai, pretendon se nuk është e lodhur nga pushteti dhe as nga luftërat e paprera që ftojnë të bëjnë çdo ditë shqiptarët. Megjithatë, është e tillë. Eshtë e sfilitur duke lodhur dhe sfilitur të gjithë shqiptarët. Madje, herë lebetit e herë bën për të qeshur të huajt që u bie rruga të kalojnë, jetojnë, punojnë dhe “survejojnë” jetën në këto vise të ashpra ballkanike, në të cilat, vende-vende - një prej tyre edhe në qendër të Tiranës - Mesjeta ende nuk ka lëvizur vendit. Duke mbajtur brenda kështjellës edhe Tursun Pashain, edhe Doktorin S.S. të helmit në pus.

Java

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

titull fantastik !

ishallah ja perkthe tamam motra e mimi Kodhelit - Arvizut !

Submitted by reformer (not verified) on

Lorenci leshon nje fraze qe peshon me shume se te gjithe artikujt qe ka shkruar: "qeveria ka helmuar edhe të ardhmen e vendit". Do te ishte mire qe artikulli te ishte shkruar per kete pike, te tjerat i dime, i kemi degjuar dhe disa  i kuptojme edhe vete.

Njerzit e zgjuar, ku hyn edhe vete Lorenci e kane qepur gojen, por kjo s'do te thote se ata nuk kuptojne. Ata kuptojne dhe po pregatiten per dicka. Por se cfare eshte kjo asnje nuk e di.

Submitted by Endri (not verified) on

Plasi me ne fund, brenda 10 ditesh PS-ja do te ndahet ne dysh, ose ne tresh. Grupi i Vlores me Arben Isaraj ja futi nje ulerime (megjithese ca thone qe ben Isaraj po e ben ket qe te ngrej cmimin tek Edi me i bo presion ktij te fundit mos luj me deputetllikun e Vlores), ndersa nga ana tjeter Ben Blushi esht tu u bo gati per shum shum shum shum......te goditme. Dhe ket here nuk osht mo per pazar - por Edi vete po e ndje qe Blushi (i cili osht i fuqishem dhe me mediat) do ja boj mamaçken.

Submitted by voica (not verified) on

Po, Lorenc, Keshtjella dhe helmi- quhet dramatizimi per femije i romanit "Keshtjella". Tamam teater me kukulla...dhe S.S. doktorin.

Submitted by keshilltari (not verified) on

Vangjeli të tregojë cfarë ka bërë kur ka qenë këshilltar i Majkos në Ministrinë e Mbrojtjes, sa ka marrë per t'ja dhënë oborrin e MM Janullatosit për kishë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.