Dy organizma të tjerë s'janë dakord me PINK-un: Lame tregoi homofobi personale. Nuk e konsiderojmë qendrim zyrtar të PS

Postuar në 29 Mars, 2013 11:09

Organizatat që përfaqësojnë komunitetin LGBT në Shqipëri nuk e mendojnë njësoj punën e artikullit të Artan Lames. Një qëndrim i Ambasadës PINK është replikuar po sot nga dy organizata të tjera të fushës: Pro LGBT dhe Aleanca Kunder Diskriminimit. Në një reagim dërguar në ResPublica pas publikimit të qëndrimit të Ambasadës Pink, këto dy organizata shkruajnë:

"Jemi perfituese te nje granti te vogel nga Departamenti i Shtetit amerikan, si forme e asistences amerikane per zgjedhjet e ketij viti. Perqasja jone ndaj partive politike eshte nje perqasje qe synon te krijoje ura komunikimi. Konkretisht, ne e bejme fare mire diferencen mes nje pjesetari te PS dhe vete qendrimit zyrtar te kesaj partie. Ne keto kushte, ne nuk na intereson shume se cfare thote z. Artan Lame, por se cfare mendon PS e se cfare premton ajo se do te beje nese vjen ne pushtet. Ne kete moment ne dime vetem qe ne faqen 54 te programit te saj PS mbeshtet familjen dhe me familje nenkupton familjet tradicionale, por dhe familjet e krijuara mbi bazen e cdo forme partneriteti. Ne javet ne vijim ne do te komunikojme me PS zyrtare per te eksploruar me ne detaje programin e saj. Te njejten gje do te bejme dhe me 13 parti te tjera perfshire PD. Ne duhet te jemi te kujdesshem per te mos i dhene vlere deklaratave boshe, jashte kontekstit politik sepse rrezikojme te vleresojme dicka qe nuk duhet vleresuar. Shkrimi i Lames tregon homofobine personale te tij por dhe injorance ne kete fushe, por ne nuk e kemi konsideruar si qendrim zyrtar te Partise, ashtu sic, per shembull, Berisha eshte shprehur publikisht pro martesave gej, ama ne nuk dime deri tani nese ky qendrim eshte dhe ne programin zyrtar te PD. Per kete gje po punojme. Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi"

Comments

Submitted by fatherland (not verified) on

<p>une do isha mese dakord sikur t&#39;i merrnin gjithe personat qe e konsiderojne veten LGBT dhe t;i conin ne ndonje vend te ndare vecmas per ta - na qenka thyerje e te drejtave te njeriut (homofob) qe te mos jesh dakord me LGBT - por nga ana tjeter kerkohet qe Familja qe eshte krijuar nga burri dhe gruaja te jete e vlefshme dhe per opsionin burre-burre apo grua-grua - perderisa shpiken marredheniet mes te njejtit seks, pse duhet te vjedhin nga ne te tjeret modelin e familjes - shpikni ndonje model tuajin dhe eksploroni emocionet pertej kufijve shtazarake</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>....dhe te gjithe duartrokiten te ngazellyer e te lehtesuar nga fjala e bukur e kryetarit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.