“Sonte keni vetëm supë”

Postuar në 01 Prill, 2013 13:45

Një lexues me emrin Hasan Pasha na ka dërguar emailin e mëposhtëm në ResPublica: "Mbrëmë në darkë u ndodha në spitalin “Xhavit Mara” të Burrelit për të parë shëndetin e një njeriu të afërt të familjes time. Pasi u ngjita në katin e dytë iu drejtova njërës prej dhomave të të sëmurëve. Rreth orës 18.00 hyn  në dhomën ku isha unë një punonjëse e këtij spitali. Pa hapur mirë derën ajo u tha dy të shtruarve: “Sonte keni vetëm supë”. Dy të sëmurët nuk folën, por unë e pyeta zonjën me habi: “Ç'domethënë vetëm supë ka për të sëmurët sonte”. Zonja nuk m’u përgjigj. Nuk ishte faji i saj. Duke dalë nga dhoma të sëmurët më lutën t’u ndez dritën. Kërkoj të gjej çelsin, por nuk kishte. Më thanë të merrja një “mjet plastik" që ishte mbi karrige dhe me të, të bashkoja dy telat që furnizonin neonin e dhomës. Duke zbritur, në shkallët e spitalit dhe në oborrin e tij dallova dhjetra njerëz me batanija, çarçafë, rezistenca... Ua dërgonin të  sëmurëve. A është në dijeni drejtoria e spitalit dhe dikasteri i shëndetësisë për gjendjen e krijuar në spitalin e Burrelit?"

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Keshtu jane spitalet ne te gjithe Shqiperine, dhe Saliu me ministrat e tij kane fytyre te kerkojne nje mandat tjeter. Turp per ata qe do votojne me 23 qershor per kete njeri, turp dhe vetem turp!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Kjo tregonë zhvillimin e madh që ka pësuar vendi ynë nën drejtimin e DOKTORIT</p>

Submitted by korcar (not verified) on

<p>Pa dashur te justifikoj qeverisjen e Berishes me gjithe vjedhjet e abuzimet e saj, me duhet te them se i tille popull jemi, popull hajdut. Atje ku ky zoteria bashkoi telat me siguri qe ka pasur dikur nje celes elektrik, por eshte vjedhur. Nuk besoj se ka popull (te pakten ne Europe), qe vjedh celasat e dritave neper spitale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.