A do të ndryshojë KQZ-ja dhe komisionet e tjera zgjedhore me daljen e LSI-së nga qeveria?

Postuar në 03 Prill, 2013 06:26

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet që të konfirmojë daljen nga qeveria pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në orët e pasdites së sotme, njoftojnë disa media shqiptare. Me daljen e LSI-së shtrohet pyetja nëse do të ndryshojë KQZ-ja dhe komisionet e tjera zgjedhore në varësinë e saj, sepse kodi zgjedhor parashikon një balanë të caktuar mes partive qeveritare dhe atyre të opozitës.

Në momentin që u votuan anëtarët e KQZ-së nga Kuvendi i Shqipërisë, LSI-ja ishte një parti qeveritare. Ndërsa tani, 6 muaj pas atij votimi, ajo po del nga qeveria. Dhe a do të fusin partitë qeveritare një anëtar tjetër në KQZ, meqë ai i LSI-së mund të konsiderohet si përfaqësues i opozitës? Kodi zgjedhor nuk parashikon ndryshim të KQZ-së për këtë arsye (për arsye të tjera po). Por juristët e Berishës mund të bëjnë ndonjë spërdredhje juridike për ta rikthyer kompozimin e KQZ-së në Kuvend. Në rast se rikompozohet, i bie që të dalë anëtari i PBDNJ-së (si partia më e vogëlm opozitare) dhe të futet një i PR-së ose i PBDIU-së. E njëjta gjë vlen edhe për KZAZ-të.

Ndërsa KQV-të dhe grupet e numërimit të votave ende nuk janë formuar dhe, kur të formohen, do të bazohen në rikonfigurimin e ri të kampeve. Sidoqoftë në grupet e numërimit (prej 4 vetash), vetëm PD, PS dhe LSI do të kenë përfaqësues, sepse janë të vetmet parti që kanë fituar të paktën 2 mandate në zgjedhjet e 2009-ës.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.