Rifillojnë përmbytjet. “Janë përmbytje në heshtje”, thotë Mapo

“Shkodra, përmbytje në heshtje”, e kish titulluar Mapo e sotme një kronikë mbi hapjen e portave të hidrocentraleve të Drinit. Pse në heshtje? Sepse pakkush është marrë me këtë lajm. Në Tiranë janë pushtuar nga ethet e fillimit të fushatës elektorale, dhe – kështu thuhet nga Blerina Hoxha, gazetarja e Mapos – “nuk ka më ndihma, nuk ka një situatë emergjence, nuk ka transmetime live nga televizionet, nuk ka politikanë nw zonat e përmbytura”.
Portat e HC-eve janë hapur qysh në orët e para të ditës së djeshme. Niveli i Fierzës kish arritur rekordin e vet, në 296,5 metra, në një kohë që niveli maksimal i lejueshëm është 296 metra. Dhe tani ka zënë të shkarkojë 500 metër kub në sekondë.
Nëse shirat vazhdojnë, situata do të bëhet shumë dramatike, edhe pse banorët “janë trajnuar” tanimë në artin e mbijetesës në rrethana të tilla, dmth gjumin e bëjnë me radhë, rrobat i kanë të lidhura, varkat i kanë gati, dhe vigjilencën në maksimum.
Re.Pu.
Add new comment