Nga 64 % të kënaqur në 64 % të pakënaqur!

Postuar në 08 Prill, 2013 14:34

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat e pakënaqësisë së sipërmarrësve të huaj që kanë vendosur të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Komuniteti i investitorëve të huaj vëren përkeqësim të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Niveli i lartë i korrupsionit, procedurat jo transparente nga administrata publike, zbatimi me standarde jo të barabarta i ligjit nga ana e administratës tatimore, janë dhe problemet kryesore që ngre biznesi gjerman që zhvillon aktivitetin ekonomik në vendin tonë.

Sipas rezultatave të një ankete vjetore të zhvilluar nga Dhoma Gjermane e  Industrisë dhe Tregtisë, në Shqipëri, rezulton se 52 % e të anketuarve mendon se, situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 15 % e tyre parashikon përmirësim të situatës. Sipas vlerësimeve të anketës, 18 % e bizneseve presin që të ulin numrin e të punësuarve, dhe 45 % mendojnë se investimet do të qëndrojnë në të njëjtin nivel.

Ndër problematikat që duhet  të përmirësojë qeveria, sipas bizneseve janë, zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve, si dhe rritja e investimeve në arsimin profesional. Vitin e shkuar 64 % e të anketuarëve e vlerësonin situatën ekonomike si të kënaqshme, këtë vit 64 % e të tyre mendojnë se situata ekonomike aktuale është negative. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.