Ngatërrohet morali politik me moralin familjar apo fetar, ose shoqëror - thotë Fuga

Artan Fuga ka dhënë një intervistë në të përditshmen DITA, ku ndër të tjera flet për lëvizjet politike të ditëve të fundit. Pyetjes së gazetarit Habjon Hasani: “Ka pasur një debat shumë të gjerë në lidhje me "moralin" apo dhe "pragmatizmin", si e shikoni ju këtë? – Fuga i përgjigjet:
“Unë mendoj se ky është një diskutim i gabuar nga njerëz që nuk e dinë se cfarë është pragmatizmi dhe cfarë është morali politik. Ngatërrohet morali politik me moralin familjar apo fetar, ose shoqëror. Kurse morali politik është një formë e vecantë e moralit dhe dallohet nga morali ta zemë fetar apo ai familjar. Morali fetar ta zemë kërkon ta duam tjetrin, kundërshtarin tonë, por morali politik nuk është se e respekton këtë gjë. Morali familjar përshembull kërkon që bashkëshortët t’i qendrojnë besnik lidhjes së krijuar, por në politikë kjo nuk vlen. Në politikë ka vetëm lidhje interesash politike, të cilat bëhen dhe zhbëhen sipas konjukturave të caktuara dhe për të cilat merren pasoja pozitive apo negative. Unë gjithmonë kam ecur me mendimin e mjaft filozofëve politikë amerikanë se partnerët politikë në një koalicion janë gjithmonë “vëllezër ujq” sipas shprehjes së përdorur prej atyre vetë. Si bëhen ashtu edhe mund të zhbëhen e kështu pafundësisht..”
Comments
" Vellezer ujq" eshte

" Vellezer ujq" eshte shprehja e duhur. Por ne rast se pranohet kjo atehere bie poshte koncepti i vete moralit i cili lidhet me principet pozitive dhe ka si sinonim te vetin konceptin virtyt! Ne mendimin tim, duhet "shpikur" nje term tjeter qe definon sjelljen politike sepse pavarsisht relativitetit te vete konceptit moral, kjo sjellje nuk lidhet aspak me te !

Z. Filozof, Mos kërko të

Z. Filozof,

Mos kërko të ç‘orientosh e të ç’imoralizosh njerëzit.

Për rastin që zien, nuk është fjala për lidhjen e një aleance midis dy të ndryshmëve për të luftuar një armik të përbashkët. Për këtë rast problemi është nëse mund të bësh shok një hajdut, sepse në qoftë se e bën shok hajdutin, a e di se ç’je edhe ti? Kujto shprehjen popullore “më thuaj se me kë ri, të të them se cili je”.

Përmend në arsyetimin tënd, për të na mbushur mendjen, se edhe në Amerikë, nga e cila marrim shembull dhe frymëzim, ndodh e njëjta gjë. A e di ti z. filozof se sa politikanë të lartë amerikanë janë sot në burg për korrupsion e për vjedhje?

Z. filozof, nuk ka shumë morale, ka vetëm një moral dhe ai moral thotë: “Mos vidh”, është një moral i lashtë sa gjithë jeta.

Cuni mi ka msu huqet e pruni

Cuni mi ka msu huqet e pruni i broke llalle ne studio. Faqet mjen bo si plaku i vitit tri ne pink prej alkoolit. Desha ta lexoj shkrimin po nuk koncentrohesha. Lexova vetem esencen te respublica. Po shof resmen tate ke Dita ene po kthej ngaj germox. Do boj koment per resmen, per foton,. Zot i modh filozofo, si pranon e publikon ksoj foto! Je filozof apo ce je? Kushdo qe shikon kete foto thote e lexon se sa i mencem qe je e sa i rendesishem qe je, ce personaliteti qe je, .... Lexoj suretin tat e me ulerin deri nje dhune duke i thene fotografit: - shkrepe tkeqen! Je i gjithi origjinal duke aktru e duke rrezatu nepermjet gjuhes trupore e gjithe ekspresivitet ne qendrimin e thenjen munumentale egoiste: une jam; Pike. Une jam! Pike! Une jam dhe nuk ka tjeter! Une jam filozofi dhe mbrapa me vjen dija e dituria, me vijne librat. Ke ironi ne buzeqeshje. Nuk ke sinqeritet. Je ai qe je. Je knoqem, ke arrit dicka ne jete. Te knoq raporti me tjeret, pozicioni, statusi e te gjithe keto jane efekte qe nuk i fsheh dot e te tradhtojne. Me lidhjen e duarve ke simbolin e zapberjes, cdo gje nen kontroll. Me sfondin e librave ke simbolin e dijenise, profilin e filozofit. ... Qe ta mbyll eshte nje foto egoxentriku e lemeritshme qe te provon, te tradheton, te peshon ne formatin qe je. Ti lexon te tjeret po ke harruar qe dhe te tjeret te lexojne ty jovetem nga pamja e jashteme po dhe brenda kokes se cfar mendon e rrezaton.

Por jo ne Shqiperi ku

Por jo ne Shqiperi ku nxjerrin njerez ne protesta, keta vdesin per "liri" dhe antikorrupsion dhe pastaj thuhet: "Le te shohim nga e ardhmja ndersa te shkuares veji flaken, te merren arkeologet me te".

Tani a i ka thene Edi Rama

Tani a i ka thene Edi Rama Ilir Metes je "paterica e regjimit" dhe "te pane gjithe shqiptaret me bllok ne dore" ndersa Ilir Meta Edi Rames "funderrine morale" "njeri i pa nder,i pa familje dhe pa asnje norme shoqerore" mor njerez se po na beni per budallenj? E keta te dy bejne koalicion? Nuk e shihni inkoherencen ketu? A mos duhet valle te jemi te diplomuar ne filozofi me teme diplome "morali i relativizuar ne shoqeri te ndryshme" per te kuptuar qe na kane genjyer tere kohes? Mos duhet valle ta besojme edhe pas ketij pehlivanlleku qe politika shqiptare nuk eshte teater i madh? Qe Edi Rama e ka me te vertete luften kunder regjimit te Saliut?
Ne shqiptaret e thjeshte i dime te gjitha.Por duam te genjehemi pak me me stil.Te pakten te kemi si te justifikohemi ne debatet tona para lojes se dominose.Keshtu po e beni boze fare.

KA TE DREJTE GJINOJA, morali

KA TE DREJTE GJINOJA, morali eshte nje ne kuptimin e tij dhe duhet te ekzistoje edhe ne politike. Po kur sna pershtatet i prishim kuptimin. E pse sna ekzistoka edhe ne politike? edhe aty ekziston koncepti i lidhjes/marredhenieve me mbeshtetesit brenda dhe jashte partise (sa mire Grillo ne Itali spo ben aleanca pas-votimeve, i qendron besnik votuesve, ky eshte moral politik, qe ndoshta sme takon mua ta vleresoj)

ka shume per tu folur, per menyrat e mbrapshta se si preken vendet e punes, po nejse (keta duan te gjithe torte te madhe, jo cope joo)

Po me kujtohet nje moment kur

Po me kujtohet nje moment kur i them nje njeriu te aferm se tashi mbas asaj qe i ndodhi Ylli Pangos me mbertheckat dhe Kosta Barjabes ne USA,une do resht se lexuari psikologji,filozofi,histori,gjuhesi etj.Arsyeja eshte e thjeshte.Ekzistonte mendimi qe nga lashtesia se njeriu gabon nga padija.Por eshte duke u vertetuar cdo dite qe po kalon se njeriu gabon pavaresiht nga dituria.Ai gabon se ashtu i pelqen;pra i pelqen paraprakisht dhe te pendohet prapaprakisht.Ky eshte "homos albanicus" ne kete fillim shekulli.

Fuga mender po na thote "nese

Fuga mender po na thote "nese je politikan, te lejohet te jesh edhe kurve. Se morali politik (sipas Fuges) e lejon kurvllikun". Hajde mendje, hajde!

Add new comment