Jep dorëheqjen edhe Albana Shtylla: Nuk vendos asgjë dhe askënd mbi integritetin profesional

Postuar në 17 Prill, 2013 04:30

Pas nenkryetarit Biba ka dhënë  dorëheqjen sot paradite një tjetër anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Albana Shtylla ka paraqitur sot dorëheqjen - raporton faqja online e Ditës, e cila citon edhe një pjesë të tekstit të kësaj dorëheqje, ku thuhet:

"Akti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ, ka cënuar integritetin, pavarësinë dhe profesionalizimin e çdo anëtari, si dhe garancitë për ushtrimin e plotë të mandatit të tij. Zbatimi i ligjit, integriteti profesional dhe paanësia politike më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës time. Ato përbëjnë për mua thesarin të cilin me shumë mund dhe jo me pak vështirësi, kam arritur të ruaj dhe të pasuroj gjatë shërbimit tim të gjatë në administratën publike. Për asnjë lloj arsye dhe për askënd, nuk do të hiqja dorë prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tilla publike. Në kushtet kur janë cënuar garancitë ligjore për ushtrimin e mandatit, po Ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Anëtares së KQZ".

Comments

Submitted by Ish-pronari (not verified) on

<p>Na fike krejt ti se po terhiqesh.Sa here ke pase raste ma perpara edhe vetem teshti qe te tha Krietari e bane...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.