Nga sekondë në sekondë pritet një lajm nga negociatat PS-AKZ

Postuar në 24 Prill, 2013 10:47

Socialistët dhe akz-istët janë duke zhvilluar prej orësh negociata të dendura mes tyre me synimin për të arritur një marrëveshje. Për orë të tëra, duke filluar nga një moment i caktuar i ditës së djeshme, këto negociata ishin ndërprerë, por kanë rifilluar sërish nën presionin e kohës që ngushtohet e ngushtohet.

Nuk dihet se ç’po ndodh saktësisht. Rama ndodhet në Vienë për takime me zyrtarë të OSBE-së, por të tjerë të ngarkuar nga ai, apo në emër të tij, kanë marrë përsipër ta “shtrojnë “ Spahiun. Deri para një ore, nga negociatat doli lajmi (nga një burim i yni i brendshëm) se palët ishin në prag të marrëveshjes. Por ka ca minuta që negociatat po mbahen me dyer të blinduara. Pritet nga minuta në minutë që të dilet në një konferencë për shtypin nga ana e secilës prej palëve, apo e të dyja palëve njëherësh. Edhe sikur të duan, ata nuk mund të vazhdojnë më. Në orën 18.00 është afati i fundit i vendosur nga KQZ-ja.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lupeni (not verified) on

<p>Edhe, cfare ndodh nese shtetasi kreshnik Spahiu nuk ben koalicion parazgjedhor. Aman se boll vodhi kur ishte nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, madje, madje edhe rreth vetes ka hajduta. Gjoja e gjeti preteksin perse nuk beri aleance me opoziten. Gjoja Partia Drejtave te Njeriut. Pacavure njeri je Kreshnik Spahiu bashke me disa te tjere qe i ke vene ne krye te levizjes. Dhe, mos flit per zhgenjim nga Partia demokratike apo per korrupsion. Ti Shtetasi Kreshnik Spahiu ke ngrene me shume se gjithkush ne kurriz te ketij populli. Ti Shtetasi Kreshnik Spahiu jep llogari sesa gjykates shkuan per procedim penal apo ndodkush ne burg per shkak te abuzimit me detyren? ti Shtetasi Kreshnik Spahiu je me i perlyqer dhe nxites i korrupsionit, pasi ke transferuar gjykates ku kane dashur dhe, gjithmone kundrejt shumave te majme qe merrje. Te lutem boll me nacionalizmat se jemi ne shekullin e 21 dhe koha jote per populizem mbaroi qysh kur e nise aksionin tend. Ti Shtetasi Kreshnik Spahiu je nje i deshtuar se bashku me disa te tjere qe ke rrotull. Madje do te sygjeroja mos i nxirr shume ne ekrane te shajne qeverine apo kryeministrin se je ti vete po aq sa ata qe akuzon, i zhytur ne korrupsion. Ndjese per shume anetare te AK-se te cilet nuk kane asgje te perbashket me Shtetasin Kreshnik Spahiu por, per hir te integrimit te vendit e kane gjetur veten aty. Ka shume figura te respektuara por ka ama disa te tjere qe kane marre poste ne AK vetem per te perfituar, sepse keshtu jane mesuar te mos punojne por vetem te vjedhin. Dhe kur perdor perkufizimin &#39;&#39;vjedhje&#39;&#39; kjo force politike qe do te hyje e vetme por ne aleance me popullin, te beje transparente ku i gje leket per fushaten e ndermarre. nuk po flas per programin qe nuk zgjidh asgje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.