Lufta për pushtet, kudo njëlloj. Qeveria e Ukrainës, 50 euro çdo antimitingashi që prish protestat e opozitës!

Në takimin e të premtes të presidentit Viktor Janukoviç me opozitën nuk u arrit asgjë, ndaj lideri i opozitës Vitali Klitschko pret këtë fundjavë një "marshim të miliona njerëzve" kundër presidentit. "E gjithë bota do të shohë se ukrainasit nuk e durojnë më këtë qeveri. Janukoviç ende nuk e ka kuptuar se koha e tij ka mbaruar", shkruan kampioni i boksit në gazetën gjermane "Bild". Në sheshin qendror të Pavarësisë, Maidan, protestuesit pro-evropianë po zgjerohen duke ngritur çadra të reja për t'iu bërë vend protestuesve të sapoardhur.
Sipas të dhënave të korrespondentëve, ithtarë të qeverisë janë duke u përpjekur, sidomos në lindje të vendit, për të tërhequr kundërdemonstrues. Atyre iu ofrohen 50 euro në ditë. Përveç kësaj qarkullojnë informacione sipas të cilave udhëheqja politike në Kiev është duke planifikuar që të përdorë dhunën për t'i dhënë fund protestave antiqeveritare.
NATO i bëri thirrje Janukoviçit për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen, theksoi se duhet të respektohen të drejtat themelore demokratike si liria e shprehjes dhe liria e grumbullimit. Për këtë është i nevojshëm një dialog konstruktiv.
Zh.
Add new comment