Pas incidentit të djeshëm, KLD u “kërkon ndihmë ndërkombëtarëve”

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 07:58

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka thënë të vetën 24 orë pas debateve në mbledhjen për emërimet e 13 gjyqtarëve, për t’ju përgjigjur deklaratave të djeshme të Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësuesit të Parlamentit në KLD, Sokol Çomo. Zëdhënësi Elis Kuçi ka lexuar para mediave qëndrimin e KLD-së, sipas të cilit përfaqësuesit e maxhorancës u larguan nga mbledhja për të krijuar një situatë penguese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se ka qenë transparent dhe se janë ndërtuar standarde për vlerësimin e gjykatësve dhe për emërimin e tyre. “KLD iu ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për të vlerësuar situatën, pasi KLD vlerëson se përfaqësuesit e maxhorancës përdorën terma poshtërues, presion dhe revansh politik për të nënshtruar”, tha Kuçi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.