Bastet ilegale, nën hetim Gatusso. Do pyetet edhe Igli Tare

Gennaro Gattuso dhe Cristian Brochi janë shpallur nën hetim nga prokuroria Cremona-s në Itali, të dyshuar për përfshirje në industrinë e basteve ilegale. Operacioni blic i policisë vuri në pranga katër persona, ndër të cilët edhe Francesco Bazzani. Pikërisht këtu historia bëhet interesante pasi Bazzani, i njohur si pikë kontakti mes financuesve të mëdhenj të basteve të stisura sportive dhe futbollistëve apo drejtuesve të sportit, sipas Gazzetta dello Sport, ka kontaktuar edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare. Në fakt, nën lupën e hetuesve është vënë ndër shumë të tjera, edhe ndeshja Milan-Lazio e shkurtit 2011 si e dyshuar per trukim. Sezonin e fundit futbllistik italian, sipas prokurorisë së Cremona-s, pra 2012-2013, ka pasur tentativa për ndryshimin e rezultatit edhe të 53 ndeshjeve në serinë B dhe Lega Pro.
Në Italisht, mund të lexoni më shumë në linkun: http://www.gazzetta.it/Calcio/Speciali/Calcio_Infetto/17-12-2013/scommesse-gattuso-brocchi-indagati-blitiz-notte-4-arresti-201850429786.shtml
a.k
Comments
per vete karakterin,formimin
<p>per vete karakterin,formimin dhe intelektin e Iglit,mendoj se nuk eshte perzier ne te tilla gjera...megjithse sot cfar nuk po degjojme e shikojme.</p>
Add new comment