Rihapet dosja “Olldashi". Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bën kallëzim penal për humbjen e portofolit.

Gazeta “Panorama” ka “rihapur” sot çështjen “Olldashi”. Sipas kësaj gazete, Prokuroria ka nisur një hetim për të saktësuar se si ka humbur dhe përse nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, portofoli i Sokol Olldashit, që bën pjesë në sendet personale. “Shkak për hapjen e hetimeve për humbjen e portofolit personal të deputetit është bërë një problem i zbuluar gjatë inventarizimit të sendeve të gjetura në vendin ku ndodhi aksidenti”, shkruan “Panorama”. Ky element i ri e bën edhe më të mjegullt të gjithë çështjen, që u shoqërua që në fillim me mosbesim. Ndërkohë, gazeta sqaron se një arsye për të nisur hetimin është edhe “një kallëzim penal i bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”.
s.z
Comments
shume e vonuar Panorama. Dhe
<p>shume e vonuar Panorama. Dhe shume te pavemendshem ju te ResPublikes. Lajmi ka dite qe ka dale ne te tjera media</p>
Sot ia ka dhene Basha
<p>Sot ia ka dhene Basha urdherin Fanes me e publiku :)</p>
Add new comment