Rihapet dosja “Olldashi". Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bën kallëzim penal për humbjen e portofolit.

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 05:18

Gazeta “Panorama” ka “rihapur” sot çështjen “Olldashi”. Sipas kësaj gazete, Prokuroria ka nisur një hetim për të saktësuar se si ka humbur dhe përse nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, portofoli i Sokol Olldashit, që bën pjesë në sendet personale. “Shkak për hapjen e hetimeve për humbjen e portofolit personal të deputetit është bërë një problem i zbuluar gjatë inventarizimit të sendeve të gjetura në vendin ku ndodhi aksidenti”, shkruan “Panorama”. Ky element i ri e bën edhe më të mjegullt të gjithë çështjen, që u shoqërua që në fillim me mosbesim. Ndërkohë, gazeta sqaron se një arsye për të nisur hetimin është  edhe “një kallëzim penal i bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”.

s.z

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

<p>shume e vonuar Panorama. Dhe shume te pavemendshem ju te ResPublikes. Lajmi ka dite qe ka dale ne te tjera media</p>

Submitted by gazetari (not verified) on

<p>Sot ia ka dhene&nbsp; Basha urdherin Fanes me e publiku :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.