Një buxhet i debatuar skajshmërisht. Opozita paralajmëron: Kjo politikë fiskale mund të nxjerrë Shqipërinë nga harta e investimeve të huaja. Qeveria: Prioritet kemi konsumatorin

Projektbuxheti i ri i qeverisë “Rama” është ndoshta ndërmë të debatuarit e tranzicionit shqiptar. Një arsye formale për këtë është edhe ndryshimi i politikave fiskale, e cila ka ndarë në dy rryma qeverinë dhe opozitën. Në këtë kuadër, një element që po nxjerr krye është qasja ndaj biznesit, përfaqësues të të cilit jo vetëm mbajnë një peshë të madhe për të ardhurat buxhetore, investimet dhe punësimin, por janë edhe aktorë të fuqishëm të jetës publike në Shqipëri. Në këtë pikë, qeveria duket e vendosur që të kalojë projektbuxhetin e vet, pavarësisht se biznesi ka dalë kundër për taksimin. Nga ana e vet, ekzekutivi ka marrë një masë të konsiderueshme për nga fatura financiare, e që është dhënia e një afati për kthimin e borxhit, një problem i trashëguar ky. Por nëse ky angazhim i qeverisë do të lexohej si një instrument negociimi për të qetësuar biznesin, kundrejt taksave më të larta, duket se kjo nuk ka funksionuar. Dhe këtë pakënaqësi të botës së biznesit e ka rrokur edhe Partia Demokratike, kryetari i së cilës, Lulzim Basha organizoi sot një takim me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri. I shoqëruar nga dy ish-ministra të qeverisë “Berisha”, të dy financierë, Ridvan Bode dhe Genc Ruli, Lulzim Basha ka premtuar se opozita do të mundësojë praninë e binzesit në komisionet parlamentare. “Sot në këtë tavolinë konsultative duam t’i japim mundësinë pikë së pari këtij sektori të rëndësishëm të japë mendimin tij dhe t’u garantojmë gjithë hapësirën parlamentare që ju të jeni të pranishëm në komisionet parlamentare. Ju jeni shprehur gjatë këtyre dy javëve për shpërfilljen dhe mungesës së transparencës për buxhetin. Dua t’ju them se për ne taksa e sheshtë 10 % jo vetëm e ka justifikuar veten si masë e rritjes së investimeve të huaja, por e ka tejkaluar këtë efekt sepse u vendos në vitet më të vështira. Në mënyrë arbitrare të pa paralajmëruar shohim një rritje në tatim-fitim prej 50% efektet e të cilës do jenë shkatërrimtare. Për mos thënë zhdukjen e Shqipërisë nga harta e investimeve të huaja”, deklaroi Basha. (http://wwwbalkanweb.com/kryesore/1/basha-me-biznesin-e-huaj-vendimi-per-statusin-dush-i-ftohte-ndaj-mazhorances-164012.html). Është padyshim një parashikim aspak i mirë, ndonëse një ditë më parë qeveria arriti të nënshkruajë një marrëveshje me FMN-në për një kredi të butë prej 300 milionë eurosh që do të lëvrohet në tre vjet. Po ku ndryshon qasja mes të dy palëve? Së pari, PD-ja po luan pjesën e një aleati të biznesit, nisur nga parimi se favorizimi i tij, në termat fiskalë që PD-ja krijoi në qeverisjen e vet, do të nxisë investimet, pra punësimin dhe rritjen ekonomike. Ndërkohë qeveria e majtë, po i referohet më shumë konsumatorit, pra lehtësimit të tij, çka presupozon se do të çlirojë më shumë para në formën e ofertës në treg, duke e liruar nga disa ngarkesa fiskale, por edhe duke ndërmjetësuar raportin e konsumatorit me bankat. Ja se çfarë tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj lidhur me situtën e kreditimit bankar, duke u ndalur sidomos te kredia konsumatore. “E dimë që performanca e fushës së operimit të sektorit bankar nuk është në nivelin optimal. Legjislacioni për kredinë konsumatore parashikon disa të drejta bazë, siç është qartësia e informacionit parakontraktual e kontraktual dhe e drejta e shlyerjes së kredisë para afatit të maturimit. Po mundohemi të garantojmë këto të drejta nga institucionet bankare dhe po mundohemi të garantojmë kuptimin e kontratave sa më mirë nga ana e konsumatorëve. Duam të lehtësojmë konsumatorin në zgjedhjen e tij”, tha Ahmetaj. (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269514&ref=fp). Në të vërtetë të dyja palët pranojnë se Shqipëria ka hyrë në fazën kur po e ndjen krizën ekonomike, ndaj edhe masat për ndryshim mund të jenë logjike. Çështja është se favorizimi i një pale, lexohet si cenim i palës tjetër, pra në këtë rast biznesin në “favor” të konsumatorit. Gjithçka do të provohet në praktikë, d.m.th te çmimet dhe sesa kjo politikë fiskale do t’i japë të drejtë qeverisë. Deri atëhere, opozita duket komode në paralajmërimet e veta, por edhe në arsyetimin që bën për politikën fiskale. Fakt i pamohueshëm mbetet gjithsesi se në situatë krize janë shtresat e varfra dhe të mesme ato që e pësojnë më shumë.
s.z
Comments
Ne fakt eshte pak me ndryshe

Ne fakt eshte pak me ndryshe plani i pergjithshem i qeverise.

Borxhi qe po merret nga FMN do perdoret per paguar borxhet ndaj privatit, pasi me duket se Rames i kane thene qe po nuk u liruan ata privat nuk do kete investime shtese. Dhe borxhi kryesisht do paguhet sot e ne te ardhmen nga te ardhurat e shtuara ne buxhet (plus supozohet nje rritje me e larte ekonomike per shkak te efektit multiplikator te clirimit te investimeve private).

Po kush do i paguaj te ardhurat shtese. Sic e ka thene vete Zaloshnja disa here ketu, shumica e te ardhurave ne fakt do ngrihet jo nga te ardhurat mbi tatimet por nga akcizat e produkteve, pra nga konsumatoret.

Ne kete aspekt, plani afatgjate i qeverise eshte akoma me neo-liberal se qeveria qe iku.

Gazetari s.z. e ka shtruar

Gazetari s.z. e ka shtruar drejt problemin, duke e pare nga te dy veshtrimet .... Me pas kompetenti Albi sqaron se mbase eshte pak me ndryshe, pasi i duket se Rames ... i kane thene keshtu e ashtu....dhe ne fund te aspektit , kjo qeveri qenka me neoliberale se ajo qe iku...Me modest ore djalosh , se me kete kompetence qe shfaq , mbetet te te therrase A.Cani ne emisionin e tij !

Iku 23 qershori, bini icik ne

Iku 23 qershori, bini icik ne toke se nuk ju ka dale akoma qefi i fitores. Eshte nje vend per tu qeverisur.

Add new comment