Administrata, pas Kushtetueses e paqartë sesi do të veprohet nga qeveria

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 12:36

Rrëzimi që Gjykata Kushtetuese i bëri Aktit Normativ të qeverisë për nëpunësin civil ka lënë të pasqaruar shtegun sesi do të veprohet më tej në këtë drejtim. Qeveria ka premtuar konkurse, sikurse ka bërë të qartë se do të bëjë një skaner të administratës. Por presioni politik është shumë i lartë në të dyja krahët. Madje ish-kryeministri Sali Berisha nuk mungoi të deklaronte para dy muajsh, se largimet nga puna dhe cenimi i administratës rrezikonte edhe vetë statusin e vendit kandidat. Menjëherë pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, deputeti Erjon Braçe akuzoi këtë të fundit si të njëanshme, ndërkohë që gazetat shkruajtën se një opsion është edhe një ligj i ri për nëpunësin civil. Edhe kalimi në listë pritje, si praktikë e ndjekur deri më tani për të bërë largime nga puna ka faturë të lartë financiare. Dhe për faturën nxitoi të fliste sot edhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, sipas të cilit ndarja e mandateve të ministrave me atë të deputetit, i shton fondit të pagave të qeverisë një shifër prej 1miliardë e 500 milion lekësh. Raportimet e fundit të ministrave, sidomos nga Ministria e Jashtme kanë nxjerrë në dritë fakte dhe prova për mungesë profesionalizmi dhe shkelje të shumta në emërime. Por Shërbimi i Jashtëm funksionon përmes një ligji të posaçëm, më vete nga Statusi i Nëpunësit Civil. Ndaj edhe me afrimin e muajit janar duket se qeveria do të përballet me këtë problem jo të vogël. Ministrja Harito ka nënkuptuar diçka kur është shprehur sot se “fillimisht duhet lexuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, d.m.th pjesës arsyetuese të tij ku edhe jepen arsyet ligjore se përse Gjykata e rrëzoi që mandej të veprohet. (http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/73051/ALB)

s.z

Comments

Submitted by tirana (not verified) on

<p>Kjo ishte nje gafe e rende e qeverise. Nuk behen gjerat sikur te jesh pronar biznesi, shteti ka ligje dhe rregulla.&nbsp;</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Kjo eshte nje nga plaget e shumta te politikeberjes sone. Pyetjes - a e kishte gabim qeveria e meparshme kur beri levizjet me nepunesat civile, te gjithe jemi te gatshem te brohorasim PO. Tani nese kjo eshte gabim i sigurte, kjo qeveri nuk duhet te beje te njejtin gabim. Ka gjithmone nje rruge te mesme dhe te ndershme. Pensionistet te zevendesohen nga militante qe e meritojne. Ata qe bejne gabime dhe korrupsione neper zyra te shkarkohen dhe te drjetohen nga prokuroria. Ne kater apo 8 vite dalengadale arrihet çdo gje o njerez.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.