Ekspozita mbi krimet e luftës në Beograd. Ja pse quhet e rrallë, e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme

Aktivistë të ndryshëm e shohin si shumë të rëndësishme, të rrallë, madje të jashtëzakonshme hapjen e një ekspozite mbi krimet e luftës në Beograd, në kryeqytetin serb, pikërisht atje ku u përgatitën dhe u përpunuan planet më makabër mesjetarë të sundimit serb. Ekspozita merr rëndisi tjetër të veçantë edhe pse bëhet në praninë e Daçiç, interlokutorit aktual në marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës.
Ekspozita ka në qendër krimet që kanë kryer forcat serbe ndaj familjes Bogujevci në vitin 1999 në Podujevë. Ajo është vepër e Fatosit, Jehonës dhe Sarandës, fëmijëve që i mbijetuan masakrës.
Duke folur përpara të pranishmëve, Saranda tha se shpreson që edhe publiku beogradas do e vizitojë ekspozitën.
Kryeministri Daçiç tha se krimet janë kryer nga të gjitha palët. “Do të doja të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj popullatës civile në luftërat në ish-Jugosllavi. Nga ana tjetër, uroj që e vërteta të mund të tregohet kështu në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë: edhe në Zagreb, edhe në Knin, edhe në Sarajevë, edhe në Banjallukë, edhe në Prishtinë”, tha Daçiç.
Megjithë atmosferës miqësore që krijoi brenda, përsëri jashtë, përpara Qendrës Kulturore të Beogradit, u mblodhën rreth 50 persona, duke protestuar kundër mbajtjes së saj.
Zh.
Add new comment