Buxheti: Për vitin e ardhshëm, asnjë vepër e re, do të mbyllen ekzistueset, ato që janë lënë në mes

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 11:09

“Mund të kërkoni për vepra të reja, këtë vit nuk ka vepra të reja, por ka mbylljen e atyre ekzistuese. Veprat e reja do të nisin nga viti i ardhshëm”, tha ministri Transporteve Edmond Haxhinasto. Zoti Haxhinasto ishte në Kuvend bashkë me tre ministra të tjerë, që drejtojnë sektorët më prioritarë të ekonomisë për të paraqitur buxhetet respektive.

Deputeti Ridvan Bode, duke kundershtuar buxhetin, tha: “Ky buxhet, më i madhi historik, nuk ka fare rritje pagash. Për herë të parë pas një periudhe 10-vjeçare, investimet publike zbresin në nivelin e 5 për qind të PPB. Pra gjithë ky buxhet kaq i madh nuk u përdorka as për të rritur kërkesën konsumatore për paga dhe pensione dhe nuk u përdorka as për investime. Atëherë për çfarë përdoret? Vetëm për funksionimin e Qeverisë”, tha deputeti demokrat Ridvan Bode.

Shpenzimet totale të buxhetit për vitin 2014 arrijnë në 455 miliardë lekë, ose 12 për qind më shumë se këtë vit. Por 35 miliardë lekë nga këto fonde destinohen për shlyerjen e borxheve të prapambetura.

Zh.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ka lezet .... na cane b... duke ndertuar rruge ... te bejne pushim ca vjet qe te pastrohet ajri dhe te ecin njerezit me kujdes</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.