Basha për Mziun, ka besim te drejtësia?

Duket sikur Basha nuk po merr përsipër njëbetejë për arrestimin e Mziut. Kreu i opozitës ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, dhe deklaroi vetëm se, duhet respektuar prezumimi i pafajësisë deri kur gjykata të japë vendim.
“Jemi informuar dje për këtë veprim. Dua të them pikë së pari që PD është e hapur për çdo hetim për çdo çështje. Së dyti që në rastin konkret si në çdo rast procesi të jetë sipas ligjit dhe transparent dhe ne po e monitorojmë me kujdes se çfarë po ndodh”, u shpreh Basha.
“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që sipas kushtetutës dhe ligjeve të vendit, Xhelal Mziu është i pafajshëm për sa kohë një gjykata e vendit nuk është shprehur ndryshe. Dua të theksoj se kemi besim të plotë tek drejtësia”, përfundoi kreu i PD-së.
k.c.
Comments
" Pa thirrje te gjitheve" z.

" Pa thirrje te gjitheve" z. Basha, e keni humbur ate te drejte morale. Kur bete thirrjen, ne votime, nuk ju degjuan.

1) PD -ja e hapur per hetime - thoni ju- nuk hyn fare ketu. Ligji nuk prezumon deshiren apo gatishmerine e asnjeres pale, ai vepron Pavaresisht. [jeni dhe jurist, apo jo?] ''Hapja' juaj nuk hyn fare ne asnje argument, sesa dhe qe jeni te ''hapur'' e dime te gjithe, pasi Haptazi bete c'deshet.

2) Nuk eshte puna juaj, tagri dhe as a drejta te ''monitoroni'' asgje, aq me teper te flisni ne nje / per nje rast konkret; aspak fare. Keshtu thote Shteti Ligjor. Jeni deputet dhe lider in partise No2 ne vend [per fat te keq] direkt apo indirekt, presion apo preference apo vezhgim ndaj nje hetimi; nuk mund te ndikohet nga ju. Kujdes, rrini larg komenteve! Sa per kuriozitet, kur Kameron u pyet per nje ceshtje 'familjare'' [nigella lawson] se si mendon ai, u petgjigj ''jam tifoz i Nigelles'' te nesermen ne mengjes Gjyqtari tha: Fatkeqesisht dhe pa u matur Kryeministri, duke shprehur preference per nje pale ka krijuar ankth tek tjetra! Por ju keni forme, a) indirekt, si Ju si Berisha, kur hynit naten e diten tek shtepia e Metes 1-2-3 nete para vendimit gjyqsor, b) me mitingje, thirrje lufte, presione gjyqtareve e familjeve te tyre, kur nuk arritet ti blinit.

Z. Basha,

Koha e ''monitorimit'' dhe ''prezumimit te pafajtesise'' se Mziut ka ikur per ju; ky Klloun eshte shprehja tipike e crregullimit te shtetit dhe abuzimit me ligjin, nga ish-Pushteti PD-ist. Njerezit nuk harrojne, sesi ne gazeta e forume gerdalla Mziu akuzohej me force, me prova [tekste telefoni] per presionin ekstreme nen te cilen kish vene nje punonjese te Bashkise se Kamzes, sesi banda e tij e shtyu ne rruge dhe i rrahu te shoqin; sesi u pushua nga puna dhe mesazhet e ''shitblerjes se Seksit'' niseshin nga nje PD-ist. Sesi kjo femer e trembur i kish shkruar Ministrit [-ave] Jozefines [si grua, eminente ne PD] Saliut e Policise se shtetit, asnje nga keto nuk beri asgje.

1) Te vertetonte si eshte ceshtja.

2) Nese kjo grua shpifte ndaj Meziut te denohej ajo...pasi po ''merrej neper goje PD-ja [politikisht, a s'ju interesonte kjo?] dhe sigurisht per te zbatuar ligjin!

Por se vute ujin ne zjarr.

Pra le ti themi gjerat troc, Meziu eshte nje Fenomen tipik, personifikimi i qeverise Sali-iste per 8 vjet me rradhe, dhe njesoj kur ai ka qene ne pushtet ne keto 23 vjet; shembull i lukunise dhe babezise, injorance dhe varferise morale; abuzimit dhe persekutimit te shtetit e njerezve te ndershem, i shfytyrimin te ligjit dhe zyrtarit ne pushtet; i politizimit ekstrem dhe rolit banditesk e amoral te PD-se gjate gjithe historise se saj.

Ky eshte z. Xh. M. Ky jeni dhe ju, ne ju lexojme, shikojme dhe monitorizojme keto!

Add new comment