Ish-kryeministri Geogievski: Maqedonia, pas 15 vitesh, shtet i shqiptarëve, dhe... mysliman!

P { margin-bottom: 0.08in; }
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski ka theksuar se pas 15 viteve Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar, ndërsa më pak se 8 vite shtet i dominuar nga myslimanët.
Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për gazetën bullgare “Presse”, duke folur mbi çështjet strategjike të vendit, zgjidhjen e emrit dhe problemet e tjera me të cilat po ballafaqohet vendi.
Sipas tij, nëse duhet parë në mënyrë strategjike Ballkanin, duhet të merret parasysh fakti se në vitin 2020, Maqedonia do të trajtohet si shteti i katërt mysliman në Evropë. Ai vlerëson se ka tendenca të neotomanizmit dhe turqizmit në Maqedoni, ku janë hapur shumë shkolla turke, mbi 1 mijë studentë turq studiojnë dhe mbeten për të jetuar në Maqedoni, shumica e romëve deklarohen turq dhe kërkojnë shkolla turke, dhe se kjo sipas Georgievskit me lehtësi po pranohet nga shteti. raporton INA.
k.c.
Comments
Per kete arsye un e shoh si
<p>Per kete arsye un e shoh si nji hap te madh perpara per Ballkanin dhe vete Europen hyrjen e Serbise dhe te Malit te Zi ne Baskimin Europian ne menyre qe Turqia islamike neoosmane e Erdoganit te mos fusin hundet ne Ballkan. Edhe investimet e mdhaja te Rusise ne Serbi do te jene nji faktor pozitiv ne kete drejtim.</p>
500 vjet islamizem+50 vjet
<p>500 vjet islamizem+50 vjet komunizem + 20 vjet berishizem</p><p> </p><p>Kemi fuqi te durojme edhe neo-otomanizem tani?</p>
Add new comment