Ukraina fut në listë të zezë 36 persona si nxitës “turbullirash”, mes tyre Saakashvili

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 12:09

Protestat kundër refuzimit që qeveria ukrainase i bëri Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE-në vazhdojnë. Por po njësoj vazhdojnë masat e presidentit Janukoviç kundër “të dyshuarve për veprimtari destabilizuese”. Pasi nënshkroi marrëveshjen gjigande tregtare me Rusinë, qeveria e Ukrainës ka ndaluar 36 të huaj të hyjnë në këtë vend, përfshirë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili. Listën e ka botuar e përditshmja ukrainase “Kommersant”, sipas të cilës Ministria e Jashtme dhe Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kanë ndaluar individët në fjalë (30 gjeorgjianë mes tyre dhe ish presidenti, pesë shtetas amerikanë dhe një serb), sepse dyshohet se kanë punuar me opozitën për të destabilizuar vendin me protesta masive pro Bashkimit Evropian.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.