Basha akordon 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive të dëmtuara në Mitrovicë

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 11:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka akorduar komunës së Mitrovicës 100 mijë euro për meremetimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës në veri të këtij qyteti. Kjo ndihmë do t’u shkojë të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike. Shuma akordohet në kuadër të nismës “Ndihmo dhe Ti” dhe është përshëndetur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati. “Kam kënaqësinë e veçantë që nëpërmjet të kësaj letre të shpreh falënderimin më të thellë për kontributin tuaj në aksionin humanitar “Ndihmo edhe Ti”, për rindërtimin e shtëpive të djegura nga lufta në pjesën veriore të Kosovës. Ju jeni bërë pjesë e rikthimit të jetës së banorëve shqiptarë në pjesën e atdheut tonë, të cilët u ndoqën gjatë dhe pas luftës nga trojet e tyre stërgjyshore, nën dhunën e falangave serbe, për çka u jemi mirënjohës për jetë të jetëve” thuhet në mesazhin e falënderimit.

s.z

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Ato para duhet tu shkojne vetem shqiptareve, nuk ka pse te shkojne dhe per serbet, sepse edhe qeveria serbe kur dergon ndihma atje i dergon vetem per serbet--Keshtu qe edhe ne duhet te tregohemi te prere ne dnihmat dhe ta themi troc qe keto para jane vetem per familjet shqiptare

Dhe , edhe po ta shikosh EU nuk e ruan shume se ti u jep te gjitheve, perkundrazi --Ata po ja japin statusin Sebrise qe eshte totalisht armiqesore ndaj etnive te tjera dhe nuk na i japin neve qe jemi miqesor me etnite e tjera --Ndaj duhet ndryshuar politka , duhet te behet politike puro nacionaliste, sic e bejne te gjithe fqinjet tane

Submitted by anonim (not verified) on

Per te bere show  e per tu dukur per sy e faqe ka para ky legen ndersa per qytetaret qe nxorri nga shtepite dhe i la si qen rrugeve nuk i dha as edhe nje kacidhe!

Ptuuuuuu pissssssss!!!!!!!!!

Gjynahet ketu do lahen mos te kesh merak ti dhe ai derr maloku jot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.