Pas Aleks Nikës, kryeministri vizitë në shtëpinë e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve në 21 janar

Dy ditë pasi vizitoi shtëpinë e Aleks Nikës, ku edhe kaloi Krishtlindjet, sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, ka qenë në familjen e Hekuran Dedës, një tjetër i vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Ai u ka shpërndarë dhurata fëmijëve, me rastin kjo të festave të fundvitit. Gjatë kohës që ishte në opozitë, pra për dy vitet që pasuan protestën, PS-ja ka organizuar ceremoni për kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, por tani që është një qeveri edhe nuk dihet nëse kjo praktikë do të vijojë. Pak ditë më parë, edhe ish-presidenti Bamir Topi apeloi për drejtësi për ngjarjen, nga e cila nuk na ndan më pak se një muaj.
s.z
Comments
Ka diçka prej demagogu ne
<p>Ka diçka prej demagogu ne keto vizita. Duket duke pare qe popullariteti po i iken nga poshte, Rama kerkon perkrahjen e te vdekurve. Gjithe kreativiteti i mundesh u shterua ne tre muak, tani filloi filmi i vjeter me vizita te deshmoret. Mjere ne!</p>
Add new comment