Një konflikt i një lloji të “ri” në Kosovë. Koha Ditore: Mjekëroshët e Lëvizjes Islame Bashkohu kundër Haradinajt

Një deklaratë e pazakontë dhe një konflikt i pazakontë ka dalë në sipërfaqe së fundmi në Kosovë, në qendër të të cilit është vënë kreu i Partisë për Ardhmërinë e Kosovës dhe një përfaqësi besimtarësh myslimanë të Kosovës. Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) ka dalë me një deklaratë ku i kërkon Haradinajt të tërhiqet nga fyerjet që ka lëshuar në adresë të përfaqësuesve të saj. Kjo lëvizje madje ka ofruar shkollim falas në mënyrë që siç shprehet ajo, Haradinaj të edukohet dhe të njohë historinë e kombit të vet. LISBA ka dalë hapur duke apeluar se dalja kundër myslimanëve do ta çonte partinë e Haradinajt në humnerë, siç edhe po ndodh. “Për më tepër LISBA shpreh mëshirën e saj dhe i dhimbset Haradinaj dhe partia e tij duke ia rikujtuar se ne i kemi tërhequr vërejtjen e rënies së partisë së tij në deklaratat e fundit, ku i kemi thënë se nëse Haradinaj e partia e tij vazhdojnë t’i sulmojnë muslimanët dhe ta luftojnë Islamin në Kosovë do të shkojë në fund të humnerës”, shprehet kjo lëvizje. (http://www.koha.net/?page=1,13,170536). Mes kreut të AAK-së dhe kësaj lëvizjeje ka patur edhe gjatë verës disa fërkime të forta, madje Haradinaj i ka quajtur ata palaço, por fakt është se “Koha Ditore” i ka lënë një hapësirë të plotë deklaratës së LISBA-s. Duhet kujtuar se Kosova sapo ka dalë nga zgjedhjet lokale, ku u panë aleanca nga më të larmishmet.
s.z
Comments
Tedeschini je i madh! Po
<p>Tedeschini je i madh! Po ndonje verejtje per Haradinajn ke? Po per Erdoganin?</p>
Add new comment