Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë, ku kanë ikur paratë e SK Tirana?

Pas 4 orësh,debati, maxhoranca e Këshillit bashkiak të Tiranës (PS- LSI) ka kthyer mbrapsht projekt buxhetit të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për Kryeqytetin, duke e cilësuar jo transparent por dhe duke e akuzuar për zhdukje fondesh.
Një nga debatet më të forta ka qenë ai për fatin e klubit të futbollit "Tirana", ku 140 sportisë kanë mbetur pa paguar. Anëtari i Këshillit Bashkiak, Florian Pullazi kujtoi se "për klubin e futbollit të Tiranës ishte 80 milion fondi. Janë shpenzuar dhe nuk dihet ku kanë shkuar fondet'. Ai ka quajtur përgjegjësi direkte të kryetarit të bashkisë, "mashtroi para tifozëve për fushatë elektorale". Ndërsa këshilltarë të djathtë kanë shpjeguar se "shkuam në derexhe sepse duheshin 80 milionë lekë në muaj për të paguar klubin, shifër ekstremisht e ekzagjeruar. Të marrin 3-4 lojtarë jo kushedi çfarë 20 milionë në muaj është krim. Futbollistët cilësorë janë larguar se nuk ishte në gjendje t’i paguante", u shpreh një prej këshilltarëve të djathtë. Ai ka akuzuar edhe Akademinë e Futbollit, e cila ka njerëz të paaftë dhe bordi qe i pazoti për t’iu kundërvënë këtyre njerëzve duke u konfliktuar edhe fizikisht.
k.c.
Add new comment