Kriza dhe Eurozona, Sorros: Politika e Merkel si politika e Briand për reparacionet pas Luftës së Parë. “Gjermania po çon në rritje të ekstremizmit”

Postuar në 02 Janar, 2014 11:20

George Sorros ka publikuar sot një analizë lidhur me situatnë financiare në botë duke u ndalur sidomos te rasti i Eurozonës. Sipas tij, në vitin 2013 Japonia arriti të shkëputet nga stanjacioni 25 vjeçar, teksa  eurozona nuk po ia del të shkëputet. Si shkak për këtë Sorros nxjerr kundërshtimin e Gjermanisë për të emetuar Eurobondin si dhe mungesën e një thesari të vetëm.   Sorros bën vërejtjen thelbësore që nënvizon ndryshimin mes rastit të Japonisë dhe atij të eurozonës. “Një shtet komb mund t’ia lejojë vetes një dekadë të humbur apo më shumë, por BE-ja, një bashkim i papërfunduar kombesh –shtete mundet lehtësisht të shkatërrohet ”, shkruan Sorros. Ai i krahason masat e marra nga Angela Merkel me politikën rigoroze të reparacioneve të ndjekur pas Luftës së Parë Botërore nga Franca, kur kryeministri i asaj kohe, Aristid Briand kërkonte shlyerjen e tyre me ngulm. Kjo çoi në ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Po njësoj, sot, politikat gjermane po provokojnë fuqizimin e rrymave ekstremiste në Europë. Një shembull që Sorros e sjell në sens pozitiv është SHBA, që po del në skenë sërish me një aftësi të rritur konkuruese, në fushën e prodhimit, dhe të prodhimit petrokimik sidomos. I parë në tërësi, artikulli është një vërejtje e radhës që Sorros i bën Gjermanisë sidomos, e cila nuk po di që t’i japë drejtim dhe destinacion Europës. Është një pikëpamje që Sorros e ka trajtuar gjerësisht përgjatë viti që shkoi.

Më shumë në: http://www.project-syndicate.org/commentary/george-soros-maps-the-terrain-of-a-global-economy-that-is-increasingly-shaped-by-china

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.