Shpipëri Hesapi
Shija e hidhur e zbatimit të ligjit mbi turistin norvegjez në Sarandë
Raporton Sarand Web:
Maliqi i opozitës
Dëgjojeni Lulzim Bashën sesi e mbron sot marrëveshjen që bëri me Edi Ramën më 18 maj! E detyruan amerikanët, rrezikonim të mos hynim në zgjedhje, Edi Rama do emëronte opozitën. Këto janë në fakt argumentet e vetme të mbetura e të cilat janë thënë e stërthënë në formën e thashethemit politik që në fillim.
Fëmijët, viktima të zakoneve mesjetare
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje historinë e (pa)zakontë të një djali 10-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës, i cili prej 3 vitesh është detyruar ta kryejë shkollën jo në fshatin e tij, por 3 orë larg tek të afërmit në një shkollë të Postribës. Kjo për shkak të zakonit mesjetar të gjakmarrjes që mbizotëron ende në komunitetet lokale të kësaj zone të veriut të Shqipërisë.
"Melankolia” e një pjese të medias për fatin politik të Majlinda Bregut
Është e pabesueshme dhe befasuese sesi media apo gazetarë pranë pushtetit apo pushteteve nga më të ndryshmet në Tiranë, riciklojnë, apo më saktë suvatojnë në fasadën e diskutimit publik gjithfarë imazhesh të politikës. Rasti më i fundit dhe i “çuditshëm” është ai ish-ministres së Integrimit dhe ish-deputetes së PD-së, Majlinda Bregu.
Xhandari që duam
Dy statuse në Facebook, një shantazh për ndërprerje fondesh dhe bilbili i kryeministrit ka vënë në lëvizje zëdhënësin personal të Edi Ramës në Ministrinë e Arsimit. Sot Lindita Nikolla ka reaguar për përballjen vërbale të kryeministrit me Akademinë e Shkencave pas procesit të zgjedhjes së kryetarit, duke folur shkoqur me këtë shqipe:
Të keqen e LSI-së! Akademia e Shkencave/Rotacioni Korkuti – Beqiraj, si dyshja Putin - Medvedev
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Ai qshtë Gudar Beqiraj, deri më sot nënkryetar. Zv.kryetar është zgjedhur Muzfer Korkuti, arkeolog në profesion deri më sot kryetar. Beqiraj vjen në detyrë pas mandatit të Korkutit në krye të Akademisë, ndërkohë që para Korkutit ishte Beqiraj. Mund të vazhdojë kështu deri në tiktakun e fundit biologjik të të dyve, padyshim me kontribute në lëmejtë e shkencës.
Votimi është kryer nga Asambleja e Akademisë pas një thirrjeje ku vunë kandidaturat vetëm…Beqiraj dhe Korkuti.
Yryshi i Facebook
Mjaftoi një ngatërresë me mbulesë që të nxjerrë në pah sesa hipokrite është fytyra jonë publike. Mbulesa që iu hodh Skënderbeut, zbardhi faqe ditës të nxirën e elitave “laike” që vigjëlojnë si mercenarë të vetëshpallur të qytetërimit perëndimor ku mburren se bëjnë pjesë e po marrin përdore Shqipërinë.
Një vend ku edhe gjyqtarët kërkojnë mbrojtje jashtë sistemit
Sot paradite u përcoll lajmi i vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasëmi. Përtej kronikës së ngjarjes tërheq vëmendjen një fakt i publikuar nga Balkanweb që zbardh një letër të gjyqtares drejtuar ambasadorit amerikan Donald Lu një vit më parë. Hafizi e nis letrën me shqetësimin e “përbashkët për shumë femra", që janë sipas saj viktima të dhunës në familje dhe më tej, viktima edhe të sistemit të drejtësisë.
Fundi i modelit "kanabis pa dallim feje, krahine dhe ideje"
Si mund të merresh me hashash në Shqipëri? Ka disa mënyra. Më parë ka qenë e vështirë; duhej një lidhje jashtë, pastaj këtu duhet të punoje në grup dhe të korruptoje ndonjë oficer policie, shqiptar apo të huaj, sipas doganës dhe të përpiqeshe të kaloje mallin. Lazarati u kthye në pikën kryesore të kultivimit dhe shpërndarjes dhe siç thonë shumë zëra edhe të informacionit për policinë.
Mandati i dytë i Rilindjes – viti 2018 shpallet viti i “argalisjes kuqezi”
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI i SKENDERBEUT”.
Njoftimin e jep kryeministri Edi Rama, që u ka dhënë sihariqin shqiptarëve se viti 2018 do të jetë nën hyqmin e qeverisë, vit i argalisjes shtetërore. Çdo të thotë Viti i Skënderbeut?
