Shpipëri Hesapi

Punë me bythë

Postuar në 23 Gusht, 2017 17:51

Shikojeni këtë njoftim në tabelën elektronike në Tiranë. U rekomandon drejtuesve të automjeteve që të mos i afrohen sheshit “Skënderbej” sepse…ka shumë trafik. Bashkia e Tiranës sugjeron kështu se një mënyrë e mirë për të shmangur trafikun është të shmangësh akset kryesore të kryeqytetit. Kjo thirrje vjen pak pas përurimit me zhurmë dhe dridhje gjunjsh të sheshit “Skënderbej”, që kushtoi 12 mln €, do të jetë për këmbësorë dhe do t’i japë Tiranës tjetër pamje. Bashkia ia bëri qejfin edhe vetes dhe miqve: e shtoi një parkim.

Informimi nuk është shërbim publik – interpretimi nga Gjykata e Fierit

Postuar në 22 Gusht, 2017 11:02

BIRN shkruan sot për një vendim të gjykatës së Fierit që dëshmon sa nivelin formal të gjyqtarëve të caktuar, aq edhe mentalitetin e vendimmarrjes për tema shumë delikate siç është e drejta për të informuar dhe informimi si shërbim publik.

Çështja nis në vitin 2015.

Petullat me ujë të 600 milionëshit

Postuar në 21 Gusht, 2017 18:17

Sot qarkulloi një lajm në mediat pranë kabinetit të kryeministrit, sipas të cilave në Shqipëri mund të hyjnë 600 milionë dollarë nga SHBA. Rruga e këtyre parave drejt Shqipërisë është fantazuar si lajm për të dëshmuar derexhenë e kuletës qeveritare nëse do të quanim si zyrtar apo gjysmë zyrtar këtë lajm të saponxjerre nga furra.

Zjarrin edhe Velipojës

Postuar në 21 Gusht, 2017 14:54

Ujësjellësi i Sarandës: Duken të zeza, por janë ujërat e depos. Rrini të qetë, mund të ketë derdhje prapë

Postuar në 19 Gusht, 2017 17:06

Pronocnimi i zyrtarit të ujësjellësit Sarandë publikohet nga Saranda web:

Ujërat e zeza "lagin" brigjet e Sarandës

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:59

"Report Tv" informon se ujërat e zeza kanë shpërthyer pranë hotel "Butrintit" si pasojë e një tubacioni të çarë. Ky është rasti i dytë pas atij të Ksamilit.

Shqipëria e Bukur/Kryeministri shpërndan një shkrim të shkurtit që përmend edhe Beratin

Postuar në 11 Gusht, 2017 10:05

Tashmë është praktikë pune. Vera duhet shtyrë me ca lajme të mira meqë probleme pati jo pak. Kryeministri i vendit Edi Rama e ka zgjidhur problemin e lajmeve jo të mira: ai sjell për ndjekësit në Facebook lajme për Shqipërinë e bukur. Një mëyrë për të mos lejuar që lajmet negative, që përmbysin përditmërinë tonë të mbeten pa një bojatisje me jone pozitive. Bashkë me ikjen e verës po shterojnë edhe shkrimet e të huajve që u mahnitën me Shqipërinë, ndaj sot Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Facebook një shkrim të gazetës britanike “The Telegraph” të shkurtit 2017.

Berati në UNESCO, spitali i Beratit drejt Guinness. Kardiologu shërben si gjinekolog

Postuar në 10 Gusht, 2017 15:13

Telvevizioni Publik Shqiptar raporton sot për situatën e shërbimit mjekësor në spitalin e Beriatit. Sipas këtij televizioni kardiologu i spitalit shërben si gjinekolog.

Të sëmurët kronikë presin me orë të tëra në temperatura të larta dhe në kushte aspak të përshtatshme vizitën tek mjeku kardiolog. Ky i fundit, krejtësisht i vetëm në spital, i duhet të përballojë mbi 100 vizita në ditë”, raporton TVSh.

Më poshtë edhe reagimi i njerëzve:

Dëgjesat publike si mbledhjet e Frontit të Lagjes

Postuar në 08 Gusht, 2017 20:46

Kryeministri ka vijuar me publikimin e atij që e quan Raport mbi Dëgjesat Publike në Qarkun e Durrësit. Për çfarë është fjala? Nëse i hedhim sy tekstit të publikuar në profilin e tij në Facebook, kuptohet se kemi të bëjmë me 23 takime ku kanë marrë pjesë mesatarisht 150 qytetarë që në total bëjnë 3400 qytetarë.

Dasëm në Gostivar

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:08

Faqja shqipe në Maqedoni "Almakos" shkruan për këtë dasëm: Shikojeni se sa EURO dhe DOLLARË janë gjuajtur në këtë dasëm

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi