Shpipëri Hesapi
Abetare sa s'të dua...
Vetting edhe për dëshmorët
Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, gjatë një mbledhjeje kur u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është një kërkesë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve sipas së cilës duhet vepruar kundër titujve të dhënë me dokumente false.
Fotolajm/Qoftet e Lali Erit rivalizojnë protestën
Sali Berisha në sulm/Protestë e Xanun...
Sali Berisha ka zënë pusinë. Ai do të grabisë karvanin e protestuesve duke bërë atë rol që e nisi në vitin 1991. I pamësuar që loja politike të dalë përtej gardhit PS-PD, pra përtej Tij dhe një tjetri përballë, Sali Berisha po rend sot drejt turpit të prishjes së një proteste të cilën ai duhet ta përshëndeste në mënyrë të sinqertë, pavarësisht se nëse brenda saj ka përzierje ideologjish.
Foto/Një interpretim i protestës në internet
Studentët "mbetës" fitojnë ndaj qeverisë së qurrashëve
Lexoni pak llogarinë që publikon faqja lapsi.al për tarifat që duhet të paguajë një student me rregullat që janë në fuqi:
Davaxhiu i Përparimit!
I paburrë për t'i përballur me banorët e Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i Unazës, kryebashkiaku Veliaj po bën çmos për të krijuar përshtypjen se minoranca bllokuese siç e quan ai nuk do ia dalë të pengojë përparimin sipas një vizioni që po gjen mirëkuptim te një shumicë të ardhurish që tashmë i kanë mbledhur plaçkat. Bashkia përcolli në media një material ku Veliaj është gdhirë nga Astiri për të pirë kafen dhe rakinë e mëngjesit me progresistët e Astirit.
Partia Socialiste e AMA-s
Autoriteti i Medias Audiovizive ka dalë sot me një reagim kundër deklaratës së OMONIA-s, e cila një ditë më parë sillte në vëmendje edhe të AMA-s, situatën e krijuar në raportet mes pakicës greke dhe shumicës shqiptare në Jug të Shqipërisë. OMONIA trajtonte në deklaratën e vet edhe faktin se një emision i përcjellë në Top-Channel, me autor gazetarin Marin Mema, kishte ushqyer ndjenja negative ndaj pakicës duke çuar në dëmtimin e memorialit të Thimjo Lolit.
Kasollja e Europës Juglindore: Shteti shqiptar nuk ka të regjistruara as pronat e veta
Drejtori i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, Artan Lame, ka deklaruar sot në Komisionin e Ligjeve se situate e regjistrimit të pronave në Shqipëri është alarmante. Sipas tij, nga më shumë se 4.4 milionë prona të regjistruara, 2.5 milionë janë me probleme. Situate vijon edhe më tej me faktin se edhe vetë shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara.
Vetë shteti shqiptar nuk e ka të regjistruar pronën e vet në ZRPPP. Në një farë mënyre, kadastra është godina më e rëndësishme në një shtet modern
Lëmosha e zengjinëve
Për tri javë shtëpia e Vullnet Shabajt në Postribë ka marrë udhën e rindërtimit. Pamjet i ka shpërndarë kryeministri që po t’i besojmë gazetës “Panorama” ka premtuar edhe krijimin e shoqërisë së Zahos, djalit të tij me njërën prej vajzave të vogla të familjes Shabaj. Natyrisht për këtë të fundit ky është një bekim, nëj fat i madh, për qeverisjen në vetvete dhe për të gjithë, një mjerim. Sepse varfëria nuk luftohet me lëmoshë.