Shpipëri Hesapi
Zëdhënësi i burrave (Video)
Personazhi, Erion Veliaj ka tejkaluar prej kohësh çdo normë qëndrueshmërie të karakterit dhe përgjegjësie në raport me publikun. Veç mashtrimeve publike me zë dhe me figurë dhe manipulimit sistematik me zyrën e tij të propagandës në Bashki, zotëria në fjalë ka adoptuar një tjetër rol për t’i ikur të vërtetës.
Ku gënjen Supermani? Vetëm në Tironë...
Erjon Veliaj deklaroi dje - e bashkë me të edhe mediat që i shkojnë nga pas - se pas një takimi me banorë të Unazës së Re, ishte gjetur zgjidhja. PD-ja sot pretendon se në fakt në takim kanë qenë punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe këtu duhet shtuar edhe një fakt: Takimi nuk ka qenë Live, por me regjistrim. Lali i ka të zakonshme këto gënjeshtra që i zgjasin vetëm një ditë.
Po banorët nuk folën fare?
Po qarkullon së fundmi një njoftim që po kalon si lajm sipas të cilit Erjon Veliaj ka bërë paqe me banorët e zonës së Astirit. Nëse lexon njoftimin-lajm, që nga Top-Channel e më tutje në mëhallën socialiste, kemi të njëjtin tekst, identik. Pra praktika e copy paste me direktivë bashkiake është vënë në lëvizje. Teknikisht njoftimi është kopsitur trashë, pasi nëse përfaqësia e banorëve ka qenë e zgjeruar siç thuhet, me siguri dikush prej tyre aty ka folur.
Edi Rama mesazh kosovarëve: "Patriotizmi në kohë paqeje është të mos diskutosh kontributet për “Kastratin”
Dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë zhvilluar në Pejë një mbledhje të përbashkët. Pas mbledhjes të dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ethet e fundvitit, propozim për shpalljen e Skënderbeut si shenjt i Orthodhoksisë
Viti i Skënderbeut, siç u shpall i tillë 2018-a iku pa ndonjë mbresë të veçantë festive. Mesa duket dikujt i ka shkuar në mend që të thyejë monotoninë duke dalë me një propozim allasoj. Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë sugjeron në faqen e vet në Facebook që Gjergj Kastriot Skënderbeu të shpallet shenjt. Arsyetimi – polemik dhe provokativ në natyrën e vet – është pak a shumë kështu:
Ju bëfshin mirë gënjeshtrat e Edi Ramës! PD-ja e spostoi, Rilindja riciklon Ridvan Boden
Qeveria shqiptare ka propozuar së fundmi tre anëtarë për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes emrave dallon ai i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, njeriu kryesor i financave të qeverisjes së PD-së, i taksës së sheshtë, i borxhit të madh, i të gjithë atij rrënimi për të cilin na gërvëlisi kokën ky që sot është kryeministër.
Xudhia e radhës, njoftohet krijimi i Policisë kundër bezdisjes
Ditët ikin dhe ideja se kjo qeveri nuk ka lidhje me qeverisjen sa vjen e përforcohet. Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot idenë më të re të tij: krijimin e një force policiore superspeciale.
Të vihen re epitetet mbitheksuese: superspeciale, që po do të na paralajmërojë për diçka jashtë rregullit.
Mit'hat Frashëri dhe epopeja e teserës së partisë që është mbi Shqipërinë
Ndoshta Mit’hat Frashëri do emigronte vetë, madje do ndryshonte edhe amanetin për t’u varrosur në Shqipëri, nëse do kishte dëshmuar dramën e sotme intelektuale të disa socialistëve që kanë qenë dikur partizanë, më pas komunistë, më pas enveristë, për të mbërritur te socializmi.
Bythëlëpirja përmes "keqpërkthimit"
Televizioni gjerman “ARD” ka realizuar një dokumentar të shkurtër për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që së fundmi hapi një ekspozitë me punimet e veta. Dokumentari kombinon planet e ekspozitës, pjesë të karrierës së z. Rama dhe prononcime të këtij të fundit.
Mes të tjerave Kryeministri thotë se:
Është e sigurtë që unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave
Gënjeshtrat pa këmbë të qeverisë
Sot ka folur – në mënyrë shtjelluese – për ndërtimet në Unazën e Re, kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera ai tha:
