Shpipëri Hesapi
Parodia e një proteste!
Në diskutimin e tij me studentët e Arkitekturës, kryeministri Edi Rama është përballur me një kërkesë pak “të çuditshme”.
Një prej studentëve ka deklaruar se askush prej stduentëve nuk e ka mesataren mbi notën 9 ndaj për këtë arsye duhet parë tarifimi.
Një kërkesë që pranon një problem themelor e që manifestohet si probleme që duhet të trajtohet nga shoqëria.
Është një nga ato kërkesa që e kalon topin te studentët që janë në rrugë për të kërkuar të drejta por pa qenë në gjendje të mbështetin logjikisht pretendime të caktuara.
Sa kate nuk tregon akoma Bodrumi?
Nga dje deri sot ndodhi një incident nga më tipikët, më qesharakët e mundshëm të këtij vendi. Lulëzim Basha, formalisht kryetar i Partisë Demokratike, ishte i ftuar në një emision në “Report Tv”. Aty ai këputi mufkën e radhës: Report Tv sipas tij është i kapur dhe është një lloj ERTV. Më tej ai tha se ka edhe disa ERTV të tjerë.
Abetare sa s'të dua...
Vetting edhe për dëshmorët
Komisioni i Sigurisë shqyrtoi dje në parim projektligjin për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, gjatë një mbledhjeje kur u kërkua që në ligj të përcaktohet një mekanizëm për rishqyrtimin e titujve të këtij statusi, dhënë gjatë këtyre viteve. Kjo është një kërkesë e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve sipas së cilës duhet vepruar kundër titujve të dhënë me dokumente false.
Fotolajm/Qoftet e Lali Erit rivalizojnë protestën

Sali Berisha në sulm/Protestë e Xanun...
Sali Berisha ka zënë pusinë. Ai do të grabisë karvanin e protestuesve duke bërë atë rol që e nisi në vitin 1991. I pamësuar që loja politike të dalë përtej gardhit PS-PD, pra përtej Tij dhe një tjetri përballë, Sali Berisha po rend sot drejt turpit të prishjes së një proteste të cilën ai duhet ta përshëndeste në mënyrë të sinqertë, pavarësisht se nëse brenda saj ka përzierje ideologjish.
Foto/Një interpretim i protestës në internet
Studentët "mbetës" fitojnë ndaj qeverisë së qurrashëve
Lexoni pak llogarinë që publikon faqja lapsi.al për tarifat që duhet të paguajë një student me rregullat që janë në fuqi:
Davaxhiu i Përparimit!
I paburrë për t'i përballur me banorët e Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i Unazës, kryebashkiaku Veliaj po bën çmos për të krijuar përshtypjen se minoranca bllokuese siç e quan ai nuk do ia dalë të pengojë përparimin sipas një vizioni që po gjen mirëkuptim te një shumicë të ardhurish që tashmë i kanë mbledhur plaçkat. Bashkia përcolli në media një material ku Veliaj është gdhirë nga Astiri për të pirë kafen dhe rakinë e mëngjesit me progresistët e Astirit.
Partia Socialiste e AMA-s
Autoriteti i Medias Audiovizive ka dalë sot me një reagim kundër deklaratës së OMONIA-s, e cila një ditë më parë sillte në vëmendje edhe të AMA-s, situatën e krijuar në raportet mes pakicës greke dhe shumicës shqiptare në Jug të Shqipërisë. OMONIA trajtonte në deklaratën e vet edhe faktin se një emision i përcjellë në Top-Channel, me autor gazetarin Marin Mema, kishte ushqyer ndjenja negative ndaj pakicës duke çuar në dëmtimin e memorialit të Thimjo Lolit.
