Shpipëri Hesapi

Veliaj pati të drejtë. "Populli" nuk feston dot pa Partinë

Postuar në 14 Mars, 2019 16:56

Erjon Veliaj tha se nuk do ketë festime të Ditës së Verës më 14 mars, sepse do binte shi. Në fakt shi nuk ra, ose ranë disa pika që thanë veten. Ndaj shtyrja e festimeve “kur të dalë Dielli“, nuk eci siç pritej. Zotit Veliaj nuk i ecin skenarët entuziastë, pasi hileja e tyre është kaq banale saqë i nënshtrohet lloj lloj rastëisve. Si kjo e sotmja që nuk ra shi.

Pyetje vetëm nga RTSH... Zaev "çan izolimin" me një intervistë me 16 pyetje

Postuar në 13 Mars, 2019 21:25

Vizita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Zoran Zaev do të duhej të kishte patur tjetër pasqyrim mediatik nga ai që pati sot. Një arsye për këtë është edhe kufizimi në dy pyetje, të njëjtat për të dy kryeministrat, që u bë nga zyra e Protokollit për mediat në konferencën e përbashkët për shtyp. Një pyetje u bë nga RTSh-ja për nivelin e marrëdhënieve mes të dyja vende, kurse një tjetër nga Vizion Plus për rrezikun rus. Ishte parashikuar në fakt vetëm një pyetje, por siç u tha nga njerëzit e kryeministrit, pyetjen e Vizion Plus “e negocioi Koli”.

Axhenda publiçitare e Veliajt, festa të triumfojë mbi protestën e 16 marsit

Postuar në 12 Mars, 2019 18:50

Erion Veliaj  rikonfirmoi veten ndoshta si personazhi më qesharak në historinë e tranzicionit, duke përshtatur  deri kalendarin e festave me axhendat e tij publiçitare, në një operacion imazhi që ka ndërmarrë për falsifikimin e vetvetes që prej ardhjes në krye të bashkisë së Tiranës.

Një rol me të cilin nuk bindi asnjëherë se është ai që kërkon të prezantohet. Ka diçka që nuk shkon në mimikën e zotërisë, është rasti tipik i një njeriu që e tradhëton fytyra që ka. E gjitha një shfaqje kompromisi me karakterin e tij.

Nga kamzalinjtë te shërbimet ruse dhe UDB-ja. Ka një dorë të ligë kundër Shakaxhiut të Përparimit

Postuar në 12 Mars, 2019 00:38

Ka shumë tregues që flasin se pas protestave kundër qeverisë në Tiranë është aksioni i fuqive të huaja

Fotolajm/Duke mbrojtur shtëpinë

Postuar në 11 Mars, 2019 13:20

Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e shkollës "Petro Nini" ku disa banorë të një objekti janë përplasur me policinë që po përpiqej t'i nxirrte jashtë pas një vendimi gjykate. 

Shumicat dixhitale të kryetarit të Bashkisë

Postuar në 11 Mars, 2019 11:31

10 000 njerëz votuan që festimet e 14 marsit të zhvendosen më 17 mars. Këtë na e njofton në tuiter , kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij kjo është një shumicë që ka vendosur dhe sondime të tilla që i zhvendosin festimet zyrtare në varësi të motit duhen bërë më shpesh. 

Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi

Postuar në 10 Mars, 2019 13:26

Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.

Kur halli zgjidhet me Google Search, Braho: Sali Berisha, agjent kalibri si Kim Filbi

Postuar në 08 Mars, 2019 11:32

Sali Berisha është agjent i ish-shërbimit jugosllav dhe erdhi në pushtet me ndihmën edhe të shërbimeve franceze. Këto i thotë në një intervistë për gazetën “Dita” ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, deputet që thotë madje se Berisha është një agjent kalibri. 

E provon njëherë edhe si operator turistik

Postuar në 07 Mars, 2019 23:28

Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.

Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.

Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.

Kryeministri: Shqipëria do bëhet 100% PS. Niset për vizitë zyrtare në emisionin "Porta a porta"

Postuar në 05 Mars, 2019 14:23

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvendin e Shqipërisë se kriza ëshë e opozitës. Ai ka shtuar se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë në vend e vetme.

Pas seancës z. Rama ka deklaruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në emisionin "Porta a Porta" të Bruno Vespës përmes të cilit do sqarojë edhe italianët për krizën aktuale. Paratë e vizitës i paguan buxheti i shtetit.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi