Shpipëri Hesapi

Fotolajm/Opozita 'pikturon" nga Jashtë, kryeministri pikturon nga brenda

Postuar në 14 Prill, 2019 13:56

Kryeministria i ngjan tashmë sadopak një qelie të stërmadhe periferie, ku "kultura" e grafiteve dhe "llangosjes" estetike mund të marrë udhë lirshëm meqenëse z. Rama e promovoi Hapjen e dyerve të pushtetit me vendosjen e të ndjerës kërpudhë dhe strehëzes prej diskoje në hyrjen kryesore. Kryeministri ka mundësinë të ndihet si një artist i vërtetë sepse opozita po i dhuron shansin e jetës: të luftojë shëmtinë. Por atë të Fasadave vetëm ama. 

Shkruhet akoma kështu...

Postuar në 12 Prill, 2019 13:50

Kush ka jetuar vitet e fundit të regjimit monopartiak në Shqipëri, do kujtojë se propaganda e kohës, e tharë nga çdo kuptim pse e shkëputur nga realiteti, fliste dhe shkruante për arritje të mëdha. Këto arritje kumbojnë ende sot në arkeo-maksimën ironizuese të Enver Hoxhës: nga fitorja në fitorje. Mirëpo ndryshimi i regjimit nuk do të thotë se shoqëria shqiptare ka përqafuar modelin kritik. Jo. Këtu kritika të bën me një palë, në varësi të palës së bashkëbiseduesit. Megjithatë ka një standard realizmi që nuk kapërcehet për të mbetur objektiv. Në këtë kuadër opinione si ky i prof. dr.

Mbase grabitja e Rinasit kalon pa maninë e reformës së radhës...në sigurinë aeroportuale

Postuar në 10 Prill, 2019 18:46

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli sot e ia hodhi fajin koncesionarit për grabitjen në Rinas. Duke harruar se në fakt çdo sistem sado i sofistikuar thyhet.

Konçesionari deklaroi se Policia e Shtetit duhet të ruajë çdo metër të këtij vendi.

Çuna, mos harroni raportin e KLSH-së!

Postuar në 07 Prill, 2019 16:00

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 193 milionë eurosh për vitin 2018, ndërkohë që ndikimi nga mosarkëtimi i të ardhurave shkon në 1.5 miliardë euro.

KLSH-ja ka çuar për ndjekje penale dhjetëra titullarë institucionesh dhe drejtues të nivelit më të ulët.

Të votojmë Tsiprasin që mos të na vjedhin pronat...

Postuar në 04 Prill, 2019 16:29

Qeveria shqiptare ka ndryshuar vendimin nr. 708 të datës 21 nëntor 2018 që përcaktonte transferimin e 1472 ha pronë e paluajtshme shtetërore nën përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Zona në fjalë ndodhet në vijën bregdetare Vlorë Sarandë, ku qeveria e z. Rama ka kohë që luan me lloj lloj vendimesh dhe anullimesh, duke krijuar gjendej pasigurie. Vendimi i ri, i marrë sot përbën në fakt një amendim thelbësor, pasi i jep prioritet regjistrimit fillestar të pronës private në këtë zonë, përpara se të procedohet me pronën shtetërore.

Biznesi investon, Unë punësoj...inspektimi i radhës i kryeministrit

Postuar në 30 Mars, 2019 16:50

Ndiqeni këtë video që shpërndahet sot në Facebook-un e Kryeministrit Edi Rama. Pas kaq kohësh zoti Rama të bën edhe të qeshësh. Me pamjen e tij, me faktin se ndodhet në një vend ku nuk ka pse të ishte, me improvizimin pa lidhje të një skeçi punësimi dhe zhvillimi, krah për krah me të zhgraduarin Vangjush Dako dhe sidomos me faktin se vërdalloset në një lavanderi ku punojnë gratë para kamerës i vetëdijshëm se nuk ka çfarë bën aty.

Po paragjykojmë dhe jemi kedashës? Dakord.

Shih e shkruaj/Bashkia që Do z. Veliaj krijon vend mbetjesh pranë varrezave

Postuar në 29 Mars, 2019 13:50

Në periferi të varrezave të Tufinës është krijuar një vendgrumbullim mbeturinash, të cilat më pas digjen dhe groposen. Pas vëzhgimit nga TemA TV, edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi punonjësit e Bashkisë nxituan që të mblidhnin plehrat dhe t'i transportonin për në një vend tjetër.

Çfarë domethënë ZA BEL në avionin e parë të Air Albania?

Postuar në 28 Mars, 2019 16:14

 

Me plotësimin e dokumentacionit dhe përfundimin e inspektimit fizik, avioni Airbus A319-132 me Nr. Serie 3142, u regjistrua në regjistrin shqiptar të avionëve civilë, me shenjën e regjistrimit dhe atë kombëtare ZA-BEL

Video/Lebërit mbajnë lart traditën. I ngrenë këngë Erjon Veliajt

Postuar në 24 Mars, 2019 20:02

Kënga është kënduar nga Ansambli Polifonik “Bashkimi” në aktivitetin “Krraba n’fest”.

Shefi i Vogël i PS-së dhe ekselentët në rresht për një

Postuar në 22 Mars, 2019 18:32

Një komunikimim në rrjetet sociale mes anëtarëve të FRESSh-it, madje edhe atij që njihet si drejtues i forumit, ka nxjerrë në pah përdorimin politik të administratës publike. Bëhet thirrje që të punësuarit të sjellin nga 10 persona në takimin e datës 23 ku z. Erjon Veliaj, apo siç e quajnë, Shefi i Vogël do të prezantohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi