Shpipëri Hesapi

Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizon seancë publike joga në Liqenin e Farkës

Postuar në 16 Korrik, 2019 14:39

 Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë organizon një seancë meditimi dhe joga për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi të sponsorizuar në Facebook, delegacioni sqaron se me këtë rast është vënë në dispozicion edhe një mjet transporti.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ju fton për një pasdite relaksuese me joga dhe meditim. Bashkohu me ne në 18 korrik në orën 19:00 në Liqenin e Farkës tek “Te Tarracat”

thuhet në njoftim.

Dueli komik dhe i paqenë mes qytetarit Rama ndaj fshatarit Meta

Postuar në 09 Korrik, 2019 22:56

 

Greqia na rikujtoi se jetojmë në demokraci patatinash

Postuar në 08 Korrik, 2019 17:21

Në 24 orë në Greqi u votua, u numërua, u zyrtarizua rezultati i zgjedhjeve dhe kryeministrat shkëmbyen urimet. 
Kjo në Greqi, një vend që po të lexosh mediat shqiptare konsiderohet si shovinist, shkelës i të drejtave, e të tjera pallavra llafazanësh të mbivlerësuar. 

Ndahet nga jeta "Zhaku i Fierit": Jetoi në një Ferr mbi Tokë...

Postuar në 05 Korrik, 2019 20:12

Raportohet se Zhaku i Fierit, një nga dy luanët që u zhvendosën në Hollandë për t’i shpëtuar një lloj Burreli zoologjik, ku hyn dhe nuk del, ka vdekur. Ose ka ngordhur me standardin persekutues të shqipes. Top-Channel ka sjellë njoftimin e qendrës Felida në Hollandë që ka përcjellë me dhimbje ndarjen nga jeta të një krijese të pafajshme që u kap në kurthin e vdekjes në Fier të Shqipërisë. Për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.

Fitore për Shqipërinë në Poznan, Kryeministri qeshi me Merkelin

Postuar në 05 Korrik, 2019 14:54

Nga Samiti i Poznanit na vjen një video ku kryeministri Edi Rama shihet duke shkëmbyer batuta dhe të qeshura me kancelaren Merkel. Këtë shpërndan zoti kryeministër dhe kështu e interpretojnë mediat që i shërbejnë.

Të qeshura dhe batuta kanë ardhur edhe nga Samiti i Berlinit, Vjenës, Triestes. Batutat nuk kanë munguar edhe në takimet dypalëshe, por ja që vendimet e marra dallojnë nga simpatitë personale.

Ne fitimtarët e 30 qershorit...

Postuar në 04 Korrik, 2019 13:04

Partia Socialiste ka ngushtuar zyrtarisht rrezen e audiencës së vet, duke nisur të bëjë një ndarje artificiale mes atyre që janë pro saj dhe kundër saj. Në një fjalë të mbajtur sot në Parlament, numri dy i kësaj partie, Taulant Balla deklaroi se 30 qershori ishte një fitore e kursit properëndimor të Shqipërisë.

Diplomacia si Drejtësia, "ministri": Largimet kanë krijuar zbrazëti`

Postuar në 28 Qershor, 2019 15:36

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, njofton sot përmes një postimi në Facebook se diplomacisë shqiptare i janë bashkangjitur pesë student ekselentë. Me këtë rast, ministri, ka publikuar edhe fotot e rastit. Cakaj sqaron në notën e tij se çfarë synohet:

Fushatë? Ahengxhiu u shpjegon sehirxhinjve Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Postuar në 23 Qershor, 2019 17:27

Një kapele në kokë me një numër sipër, këmishë e hapur, t-shirt, pantallona, tuta apo çitjane dhe mbathur me këpucë, atlete apo nallane, qytet më qytet, e fshat më fshat, biri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur fushatën elektorale.

Ai që i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, për të qeshur, apo për të shtyrë ca orë në këtë sezon papunësie absolute. Papunësi llafesh, papunësi parlamentare, papunësi në drogë. Kohën na e zë Kryeministri.

Raporti/Ky majtas premton se nuk do përdorë më fjalën "Kazan", ai djathtas u fsheh

Postuar në 21 Qershor, 2019 13:53

Një delegacion i Federatës Europiane të Gazetarëve ka qenë në Tiranë në datat 18-21 qershor me msionn verifikimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri. Në një raport paraprak të publikuar na faqen online të Federatës, vihet në dukje përkeqësimi i lirisë së shtypit në vendin tonë. Raporti thekson se delegacioni ka zhvilluar takime me kryeredaktorë, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasada të huaja në Tiranë. Zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshrië kryeministrin Edi Rama.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi të takohej me delegacionin

Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit

Postuar në 19 Qershor, 2019 22:52

Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:

E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi