Shpipëri Hesapi
Opozitë manekine
Opozita e Lulzim Bashës mund të hyjë në analet e shkencave politike si modeli më i padobishëm i ereksionit demokratik që shfaq një shoqëri në periudha të tranzicionit ose dekadencës, pa lënë mënjanë edhe sterilitetin e farës që mbolli në drejtimin e partisë babai politik i PD-së, Sali Berisha.
Marketingu i një treçerek stadiumi
Në maj të vitit 2017, kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste me gazetarin Ylli Rakipi, do të mbronte personalisht projektin e stadiumit të ri në Tiranë, duke marrë madje në mbrojtje edhe kompaninë ndëtuese. I pyetur nëse një qëndrim i tillë implikon transparencën mbi projektin, z. Rama neglizhoi duke sjellë në vëmendje emrin e arkitektit italian si alibi.
Veliaj nxjerr kokën për Teatrin
Përgatitjet e kryebashkiakut të Tiranës për të avancuar me projektin “Fusha” të Teatrit Kombëtar po i serviren sërish publikut. Marketimin e ka marrë përsipër vetë zoti Veliaj , duke përdorur si hajmali arkitektin e preferuar të bashkisë dhe kryeministrit, zotin Casamonti. Të dy bashkë sollën si shembull të bashkëpunimit stadiumin me kullë që për momentin quhet Arena Kombëtare.
Thellohet kriza e BE-së/Presidentin francez po e pushkatojnë me pështymë në mes të Tiranës
Para tri ditësh, dikush nuk harroi të sillte në media rastin e pushkatimit nga francezët të Themistokli Gërmenjit nga francezët gjatë Luftës së Parë Botërore. Arsyeja është fare drejtvizore: Franca na ka inat. Ja një shembull.
Makronizmi është anti-europianizëm
Shqipëria e vogël, por krenare, me socialistët shqiptarë në krye, mediat e tyre, po denoncojnë Francën dhe presidentin e saj. Është ngritur madje edhe kënga nga Goliku i Tepelenës, industrialisti i polifonisë. Mungojnë vetëm telegramët për Kurvën Plakë që me shpirtngushtësinë e vet nuk po do të respektojë një popull të moçëm që qeveriset nga një elitë europiane.
Sipas kryetarit të Shtetit, sot në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet lokale
Presidenti i Republikës duket se nuk e merr seriozisht Ilir Metën. Ky i dyti, sot ka publikuar një video duke u hequr sikur luan futboll në plazh, ndërkohë që sot është 13 tetori, dita e dekretuar prej tij për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Kushdo që sheh këtë lloj sjelljeje dhe këto lloj veprimesh vështirë se e merr seriozisht këtë vend dhe më vështirë akoma beson se këtu ka ndonjë gjë të ngjashme me atë që quhet shtet.
Kopshti Botanik duhet prishur se ka shumë ferra? Veliajt i duhet shfaqja me “pedagogët që duam”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është vënë sërish në rolin e ushtarit të bindur dhe bashkëpunëtorit në marrëzinë e radhës ndaj pronës publike.
Protestave për transferimin e Kopshtit Botanik nën administrimin e Bashkisë, z. Veliaj i është përgjigjur me një sjellje karakteristike:
Një qokë e vockël e Top-Channel për Erion Veliajn
Televizioni Kombëtar Top-Channel transmetoi në edicionin qëndror të lajmeve një kronikë mbi qeset plastike dhe dështimin e ministrit Klosi për t’i hequr ato nga përdorimi, duke lënë të kuptohet se ministri në fjalë nuk ka përmbushur një objektiv të vendosur nga kryeministri Rama në 2018.
Foto e Ditës: Duke pleqëruar integrimin
Kryeministri Edi Rama dhe Zonja Bregu sot në Ministerialin Rajonal të Drejtësisë që u mbajt në Tiranë
Bamirësi me lekët e të tjerëve
Kryeministri është në një fazë që ka filluar të mendojë për hallet e të varfërve, por me lekët e të tjerëve.
Duke mos patur ndonjë strategji të mirëfilltë këto 7 vite qeverisje në këtë drejtim, paralelisht me ndryshimin e pamjes së jashtme zoti Rama ka ftuar sipërmarrësit e mëdhenj për t’u shpallur nismën “Shqipëria Solidare”, një rubrikë që mesa duket do t’u shtohet transmetimeve të ERTV dedikuar ndërtimit të shtëpive për fakirët apo faljes së orendive dhe ushqimeve.
