Shpipëri Hesapi
Pushteti rekruton një kryenegociator për të mirën e Shqipërisë
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar kryenegociatorin e Shqipërisë për Integrimin. Ai është Zef Mazi, diplomat me karrierë edhe në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalës prezantuese, z. Rama ka ditur ta miklojë jo vetëm mikun e tij të ri, por edhe veten kur ka zbuluar se zgjedhja e bërë është shumë e mençur.
Njoftim punësimi: Kërkohet një drejtor hipoteke në Vlorë
Edhe drejtori i ri i hipotekës së Vlorës është dorëhequr. Lexoni si na vjen ky lajm:
Promemorie për popullin josocialist: Ne të majtët do votojmë prapë partinë tonë
Dritan Hila, opinionist ndoshta i majtë, publikonte sot nje opinion përmes të cilit konfirmonte për pakicën e shqiptarëve, që janë jo të majtë ndoshta, se uniteti i socialistëve është ai që ka qenë.
Sa i takon atyre që ofshajnë se Rilindja nuk përfaqëson socialistët e vërtetë, është thjesht muhabet kafeneje dhe fejsbuku. Janë si ofshamat e komunistëve që në ’91-shin dhe ’92-shin votonin PS-në, megjithëse ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me partinë ku kishin aderuar me grushtin lart, e votonin dhe votojnë në rresht.
Nuk e kam thënë atë që kam thënë(video)
Paketa e tretë? Po...Jo.
Pas 25 vjetësh plaçkitjeje, Kadastra nis regjistrimin e koçofoleve në Bregdet
Kadastra shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit të pronave në Bregdet. Në këtë kuadër kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka deklaruar ndër të tjera për ATSH-në se:
Pasi uli pantallonat, opozita zbulon se ky është izoluar nga ndërkombëtarët!
Rama është i izoluar edhe nga ndërkombëtarët.
Ky është titulli i një lajmi në një nga mediat e opozitës.
Titull që të bën për të qeshur dhe që tregon derexhenë e të ashtuquajturës opozitë. Sepse askush nuk thotë se nga është izoluar tjetër Rama, pasi opozita për ta thënë troç: I uli brekët.
Por ky theksim zbulon mendimin e vërtetë brenda opozitës për suksesin politik. Revolucionarët janë tredhur dhe kanë sytë nga buzëqeshjet e diplomatëve të cilëve deri më dje u tregonte popullin.
Të mësojmë të gjithë nga shembulli i Ardit dhe Zaidës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishte sot lajmi i ditës. Ai u shfaq në një foto me qytetaren Zaida Çobo, të cilën e përgojoi në Komision Parlamentar e të cilës i ka kërkuar falje. Më vonë Çobo deklaroi se do të tërhiqte edhe padinë, sepse siç citohet të jetë thënë ajo “jemi njerëz mbi të gjitha".
Bashkëqeverisin edhe pse i hedhin plehra njëri-tjetrit
Lexoni sesi kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Edi Rama është indinjuar nga politika e baltës që ndjek opozita shqiptare.

Amballazhi i politikës së jashtme të shqiptarëve
Qeveria e re e Kosovës ka si kryeministër Avdullah Hotin, por si markë të vetën imazhi, ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. Zonja në fjalë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të një vendi që ka probleme thuajse ekzistenciale me fqinjët dhe jetike me komunitetin ndërkombëtar, një pozicion për të cilin pritet të ketë vëmendje dhe seriozitet maksimal.
Shtatzanitë e zgjatura me reformën zgjedhore
Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.
Kështu është shprehur sot në mbrëmje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pak para tij foli ambasadorja amerikane që sipas raportimeve të ndryshme ka negociuar gjatë kësaj kohe me të tri partitë kryesore.
