Shpipëri Hesapi
Ta trajtosh Shqipërinë si pronë personale. Asnjë informacion mbi pritjen e refugjatëve
Në Shqipëri do të vijnë emigrantë. Sirian, afganë dhe palestinezë. Një gjë e tillë po raportohet nga disa media, ndërkohë që pak ditë më parë RTSh Korça informonte se vetëm për muajin shkurt në zonën e Devollit janë ndaluar 600 emigrantë të paligjshëm. Po kështu raportohet se janë ngritur qendra pritjeje dhe është shtuar numri i kontrolleve policore.
Amerika punon për shqiptarët. Një tezë që ende nuk është shpjeguar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se Serbia po blen armë ruse. Ja një lajm që të bën të kuptosh rëndësinë që Amerika për botën. Sipas raportimeve mediatike SHBA i kërkon Serbisë të ndërpresë menjëherë transaksionet e blerjes së armëve nga Rusia, ose mund të ketë sanksione.
Këtë kërcënim bëri SHBA pak muaj më parë edhe ndaj Turqisë që bleu sistemin S 400 nga Rusia.
Pra bëni si them unë ose do ju vendos sanksione. Do ju lë pa bukë. Kjo është politika e shtetit më demokratik në botë.
Nuk di sa ta mbrojë Amnistinë
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i acaruar sot në Parlament duke sulmuar thuajse këdo dhe duke mbrojtur amnistinë që thotë se po e bën për shqiptarët e ndershëm. Sa e besueshme është një gjë e tillë? Ndiqeni këtë pasazh dhe aty mund të shikohet sesi një kryeministër deformon të vërtetën
Gishtat dhe flamuri, pasuria e patundshme e shqiptarëve
Një arrestim, litania reforma, reforma, reforma dhe palaçot që bëjnë avokatin
Në Tiranë u arrestua Henri Çili. Akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të ulur dënimin penal të dikujt. Policia deklaroi se ka përgjime.
Çili ka qenë gazetar, më pas sipërmarrës, botues dhe një njeri që ka zgjedhur përherë të jetë afër çdo pushteti.
Në mbështetje të një gënjeshtre të trashë
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan sot një qëndrim të ambasadores Yuri Kim, sipas së cilës kryeministri shqiptar, Edi Rama i tregoi vendin ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov. Zonja Kim ka cituar Lavrov kur ka thënë se Shqipërinë e detyrojnë të mbajë ato qëndrime që mban, kurse sipas saj, z. Rama ka mbajtur qëndrim dinjitoz kur i ka zbuluar Lavrovit të vërtetën: Shqipëria zgjedh të mbajë ato qëndrime që mban.
Një njeri, një politikë e jashtme
Gazeta e Kosovës “Koha Ditore” shkruan sot për një çarje në politikën e jashtme të vendit. Ajo referon një letër të kryeministrit Albin Kurt, drejtuar presidentit Hashim Thaçi përmes së cilës i kërkon koordinim në çështjet e politikës së jashtme. Presidenti nuk ka kthyer përgjigje edhe pas tri javësh duke bërë të qartë se në këtë temë ai nuk ka ndërmend të kushtëzohet nga qeveria.
Ça fati të kemi!
Pas tërmetit na duhet të mësohemi me frikën e coronavirusit. Mirëpo nëse tërmetin nuk e parashikon kush veç mediave, coronavirusi ka gjithësesi një protokoll trajtimi të miratuar. Të paktën për kufizimin. Çfarë po ndodh? Ajo që ndodh përherë: lesh arapi(që duhet të jetë i cilësisë së parë). Qeveria thotë se kemi marrë të gjitha masat. Se kemi shtretër, kemi pajisje e i kemi të gjitha. Ndërkohë Kina që hyn te shtetet më të zhvilluara deklaroi në një fazë të caktuar mungesën edhe të ilaçeve të caktuara. Dhe po flasim për vetëm 63 mijë të infektuar në një popullsi që kalon 1.2 miliardë.
Mazniku është kristal. Prokuroria pushon hetimet për natën 900 euro të Barcelonës
Reporter.al raporton sot se prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Mazniku-Fusha në hotelin 900 euro/nata.
Procedimi penal u regjistrua pas publikimit në media të faturës që tregonte se biznesmeni Fusha kishte paguar 1816 euro për dy netë qëndrimi të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në hotelin me 5 yje “Alma” në Barcelonë në qershor 2018.
Aleksandër Frangaj po ndërton, është Lajm. Edi Rama dhe Veliaj po japin Lejen, nuk është Lajm
Dita e bukur e donacioneve është prishur sot nga Aleksandër Frangaj. Sipas mediave të ndryshme ky i fundit po lobon që të ndërtojë një kullë te kodrat e Liqenit, në mjediset e Lion Park.
Aty në fakt ka rreth e qark ndërtime pa fund dhe Frangaj siç e ka zakon po kërkon të fusë hundët edhe te barishtet e freskëta të Tiranës.
E zëmë se ky është një problem. Po problemi tjetër që ka të bëjë me aspektin gazetaresk, pse nuk raportohet? Ku po lobon Aleksandër Frangaj? Po i lutet yjeve nga taraca e Tv Klanit?
