Shpipëri Hesapi
Komunikatë/Ranë dakord. Edhe ambasada vazhdon të jetë në krah të popullit shqiptar
Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.
Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.
Të paprekshmit mes Vegjëlisë dhe avlëmendit të elitës
Robert Ndrenika është një monument. Kadareja është tempull. Kadri Roshi është korife
Lista e të mëdhenjve në këtë vend të vogël mund të vazhdojë gjatë. Janë të mëdhenj për veprën e tyre dhe për kompleksin tonë si të vegjël, shpallen si të paprekshëm.Duhet t'i bashkohesh me ulërimën tënde këtyre parrullave, pasi përndryshe vvvvvzzzt, një vizë e kuqe.
Kam reflektuar. Do rindërtoj godinën e Teatrit diku tjetër
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në Parlament me një monolog të gjatë mbi Teatrin Kombëtar, historinë e prjektit, godinës, statusin e saj etj.. Zoti Rama ka deklaruar se projekti i zbatuar nuk përputhet me atë të ideuar për shkak të luftës dhe se asnjë qeveri nuk e ka përfshirë mu për këtë shkak, objektin në listën e monumenteve të kulturës. Me një ton ironik, dramatik pre pedagogu të artit dhe një plaku të moçëm që ta thotë historinë e Tiranës në versionin e Tironës, z.
Peticioni i pazakontë/Një pjesë e artistëve: Prisheni Teatrin!
Ndoshta është peticioni i parë që aktorë të një teatri ku kanë performuar një jetë të tërë, kërkojnë prishjen e tij. Ky është rasti me peticionin e firmosur sot nga disa artistë në krye të të cilit qëndron Robert Ndrenika, e pastaj vazhdon ndonjë tjetër si Arben Derhemi, apo Alfred Trebicka që në fillim folën për hunj e dhunë kundër prishjes.
Lajme pafajësie nga "Drejtësia"
Nga drejtësia vijnë lajme të mira.
Çështja ndaj Lulzim Bashës raportohet se ka pushuar. Nuk u gjetën prova të reja. Lobimi rus për gjykatën nuk ekziston.
Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u la i lirë. Ndenji 6 muaj në burg nën akuzën e organizimit të prostitucionit, u publikuan edhe disa përgjime me të cilët media të ndryshme ksehasën miletin dhe tani u mbyll.
Prokuroria e Shtatorit
Njerëzit sot kërkojnë drejtësi, kërkojnë që më në fund gjërat në këtë vend të bëhen konkrete, puna jonë duhet të jetë në lartësinë e asaj që njerëzit kërkojnë nga ne
Kështu u shpreh në fillim të dhjetorit 2019, kryeprokurori Olsian Çela, me marrjen e detyrës. Sot, gjatë diskutimit në mbledhjen online mes tij dhe Kuvendit të Shqipërisë, Çela ndër të tjera ka thënë:
Drejtësi e reformuar?! Ekspertizë e huaj edhe për një çështje mandati...
Sot raportohet se është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka për detyrë të shqyrtojë mandatin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë. Seanca është mbledhur pas një letre të Presidentit të Republikës që ka vënë në dukje se Dvorani nuk mund të vazhdojë asnjë prej detyrat e tij.
Shqipëria do të bëhet. Amerika po i bën reformat me Damian Gjiknurin
Sot, deputeti socialist Damian Gjiknuri njofton në Facebook:
Tallja e Presidentit: Kjo është pasuri e popullit. Ta ruajmë!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkruan sot një status në Facebook në të cilin shpreh shqetësimin për situatën e pyjeve.
Do na fusë në burg, por si?
Shumica parlamentare ka miratuar së fundmi, ose ndoshta ka ndarë mendjen të miratojë normat e reja të legjislacionit penal për gjendjet e epidemisë. Një ndër pikat e diskutuara është edhe përhapja e infeksionit, infektimi i tjetrit që mund të sjellë vdekjen etj..
Pra kur veprimet kryhen me qëllim. Mirëpo si do të provohet një gjë e tillë? Duhet parë ligji pasi aty mund të gjesh edhe shpjegimet, por sërish ngjan abusrde të nisësh një proces të tillë që nuk verifikohet. Në fund të fundit unë mund ta kem sëmundjen dhe nuk e kam përhapur. Si vallë do të dënohem?
