Shpipëri Hesapi
I akuzojnë për Aferë me bazën e Sarandës. Bisht Palla është lënë për mandatin e tretë
Artur Meçollari, një ish-ushtarak aktiv i Forcës Detare, me një rol të rëndësishëm edhe në një proces delikat si ai i negociatave për marrëveshjen detare me Greqinë, ka zbuluar në faqen e tij në Facebook atë që e quan Aferë të Tjetërsimit të Bazës Ushtarake Detare të Limionit në Sarandë. Siç dihet kjo bazë me sipërfaqe 3.5 ha u dha para disa kohësh me konçesion kompanive të poseduara nga Shefqet Kastrati për 1 euro.
Lideri i Ballkanit bën kurban 4 mandate për të eliminuar Ilir Metën
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot sërish se Ilir Meta – Presidenti – është bërë një lolo. Dhe se atë nuk e solli PS-ja president, por ajo e votoi atë sepse nuk mund ta linte vendin pa president.
Tregu i zi i pandemisë dhe më i Miri i Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë ka vetëzbuluar sot veten si më i miri në politikën shqiptare. Madje në mbarë shoqërinë shqiptare deri në vitin 2029:
Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë dhe sipas meje. Në 2021 jo e jo, deri në 2029 s’do ketë. Deri në 2029 do jenë bërë gati ata që po mësojnë me librat e Oksfordit, Kembrixhit dhe Prisonit, dhe ata pastaj s’do presin platformat tona për të aplikuar, por do vijnë dhe kë do gjejnë aty, s’e mua s’do më gjejnë, do e marrin përpara!
Fotolajm/Festa e Republikës turke celebrohet në Tiranë në mënyrë demonstrative

Edi Rama mohon Pazarin e ngjalave: Metën e zgjodhi President Shqipëria. Gramoz Ruçi: Metën e zgjodhi President PS-ja
Në një diskutim në faqen e tij në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbrojtur mendimin se Ilir Metën e zgjodhi president të Republikës, Shqipëria. Sipas tij, “Ne”, d.m.th Ai, nuk kishte votat për të zgjedhur një president tjetër. Por a është e vërteta kështu? Pyetja mund të ketë vlerë për ata që kanë kuriozitet, pasi ruajna Zot, nuk kemi për qëllim të prishim qetësinë e të ngrënit Këlltup karamelet e Edit, që i ngjan përherë e më shumë asaj sëmundjes që të merr pa e ndjerë. Atij arsenikut që të vret pa kuptuar.
Gara e përditshme e tre të mëdhenjve: Kush është më i zgjuari?
I ndiqni replikat ditore mes kryeministrit dhe rivalëve të tij dixhitalë, presidentit dhe kryetarit të PD-së? Ka media pranë kryeministrit që nuk përtojnë të raportojnë çdo përrce të Edit duke bërë edhe interpretime origjinale.
Cilët ekspertë po vendosin për maskat në rrugë?
Gjoba për maskën në rrugë është një mjet për të sensibilizuar qytetarët.
Kështu ka deklaruar sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili edhe këtë dalje e ka rregulluar që ta bëjë si formë replike ndaj presidentit të vendit, Ilir Meta.
Veliaj thotë se "kauza" e PD-së me inceneratorët është gjoba e papaguar nga kompania
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj Veliaj është përgjigjur sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e inceneratorit. Në fakt z. Veliaj ka zbardhur apo përsëritur atë që thuhet lart e poshtë nëpër Tiranë: kauzat e PD-së janë një mënyrë për të vënë gjobë. Kështu që në vend se të përgjigjet si kryebashkiak, z. Veliaj ka replikuar si subjekt në tentativë i gjobvënies. Përgjigja e tij ndër të tjera:
Maska me detyrim jo vetëm për CoVid-19. Një akt normativ që bën pronare qeverinë për marrjen e ajrit
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka njoftuar sot hyrjen në fuqi të mbajtjes së detyrueshme të maskës për të gjithë qytetarët mbi 11 vjeç. Në daljen e vet Fico ka deklaruar se për qeverinë shqiptare maska duhet mbajtur kudo me detyrim, duke shtuar në mënyrën më arrogante të mundshme se edhe ata që e kanë kaluar Sars CoVid-19 duhet ta mbajnë maskën për t’u ruajtur nga agjentë të tjerë respiratorë(minuta 3.07).
Koha për një gjobë për prezervativin. Vjelja të bëhet përmes faturës së ujit
Kryeministri ka dalë edhe sot për të bërë tellallin e masave të reja shtrënguese. Zoti Rama ka njoftuar se do të ketë gjoba për mosmbajtje maske dhe se madje këto gjoba do të vilen te fatura e dritave.
