Politikë
Mesazhi elektoral i fisnikërisë së Buxhetit
Ky foto-montazh mbahet në foto mbulim në Facebook e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Nuk do shumë mend kapësh mesazhin që ai mëton të përcjellë: shkretimi nga opozita, lulëzimi me shumicën.
Palaçollëku si fushatë elektorale
Veliaj ironizon. Veliaj në traktor. Përpara, nuk ka më kthim mbrapa. Ata gënjejnë, atë kështu e ata ashtu.
Në këtë formë kritike po përcillet e ashtuquajtur fushatë elektorale e kryebashkiakut të Tiranës. Punët janë të ndara: mediat e pushtetit bëjnë detyrën e tyre, tallin, ironizojnë dhe baltosin kundërshtarët e kryebashkiakut, ndërkohë që ky vetë sa vjen dhe degradon në gjuhën politike, duke e thjeshtuar deri në banalitet. Parimi udhëheqës këtu është: dua votat e budallenjeve që janë shumica.
Rastet "Zeneli&Beci"/Vetting me një revokim vize nga SHBA
Në morinë e dokumentacionit të hakeruar ndaj Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar - i cili ka vazhduar edhe sot me rreth 10GB material - figuron edhe një korrespondencë e dy subjekteve të rivlerësimit, ish-gjyqtarit Artan Zeneli dhe ish-prokurorit Eugen Beci. Për të dy subjektet fuguron komunikimi për revokimin e vizës amerikane çka shënon një moment penaliteti në dritën e procesit të vettingut dhe mënyrës sesi elementë të tillë interferuan në karrierën e njërit apo tjetrit.
Të pashpresë për të ardhmen në Shqipëri!
Të rinjtë dhe pjesa më e madhe e moshës së mesme nuk kanë besim se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Një vëzhgim i kryer nga IDRA Research & Consulting tregon se grupmosha me më pak besim te e ardhmja është nga 18-35 vjeç.
Të pyetur nëse besojnë se Shqipëria po ecën në drejtimin që duhet, 54% e kësaj grupmoshe përgjigjen JO. Optimistë nuk janë as individët e grupmoshës pasuese. 49% e 36-55 vjeçarëve mendojnë njësoj.

Berisha-Rama-Meta, kompolot kundër PD-së. Është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë!
Enkelejd Alibeaj, kryetar në detyrë i PD-së ka deklaruar gjatë një takimi në Tiranë ku ndodhej edhe kandidati Roland Bejko, se Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkëpunuar për shkatërruar partinë.
Rasti Sevdari/Strasburgu: Vettingu për drejtësi më të mirë, jo spastrim!
Shteti shqiptar ka humbur sërish në Strasburg për çështje të vettingut dhe pasojave të tij. Kësaj radhe përballë ankueses, ish-prokurorja Antoneta Sevdari e cila ka pretenduar se i është shkelur:
Tirana jam Unë
Ka një fushatë mediatike të kryebashkiakut të Tiranës e cila duket se bashkon në vetvete edhe elementët bazë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Nga një takim në tjetrin, nga një studio në tjetrën, kryebashkiaku i një qyteti të pajetueshëm, ku dominon krimi sipas materialeve që zbardhen me komunikimet e Gledis Nanos, me probleme parkimi, trafiku, shërbimesh e kështu me radhë, ndjek një taktikë të denigrimit të kundërshtarit, apo garuesit të PD-së.
Mjekë, policë dhe inxhinierë ndërtimi duhen. Degët e tjera janë barrë e regjimit të para ‘90-ës
Nëse do i kthehesh deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arsimin do të gjesh vetëm suksese të një reforme si asnjë tjetër më parë. Po flasim për arsimin e lartë dhe jo vetëm, ndërkohë që me mendjelehtësi z. Rama jep garanci për luftën ndaj korrupsionit faktin se mësuesit zgjidhen nga portali.
Pa fasadë! Fitojmë se s’ka të tjerë!
Pse duhet të votojnë Ju qytetarët shqiptarë në këto zgjedhje?
Pyetja iu drejtua sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sepse jemi më të mirët në terrenin aktual!
përgjigja.
Pasiguria elektorale e superman-it
Media i qaset Belind Këlliçit si zakonisht mbi programin e tij elektoral, atë për Tiranën; në fakt duhet t’i qaset vetëm politikisht, sipas konteksit të “non grata”-s të prijësit të tij politik, Berishës, në krahun e së cilit është rreshtuar…media injoron, si pa dashur, direktivën amerikane të mosnjohjes së asnjë produkti politik që buron nga Berisha
