Politikë

Kurti në Tiranë futi Edi Ramën në vallen e negociatave me Serbinë

Postuar në 27 Mars, 2023 14:10

Një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tiranë po bëhet ajo për të cilin ka virtuozë të lindur : po fekalizohet një e vërtetë Publike që duket. Me mjerimin e zakonshëm të logjikës së shërbëtorit dhe të shtrembërimit të një realiteti në mënyrën më bizantine. Vizita erdhi pasi Kurti korri sukses mediatik e politik në Ohër me rënien dakord për planin franko-gjerman duke lënë presidentin serb të izoluar në pamundësinë e tij efektive për t’iu përgjigjur zotimeve që ka marrë. Ndaj vizita duhet interpretuar. Po si?

Video/Takimi Rama-Sunak me aperturë propagandistike në shqip

Postuar në 23 Mars, 2023 19:35

 Kryeministri Edi Rama ka postuar pak më parë një material të shkurtër video nga pritja që i është bërë në Britaninë e Madhe nga homologu i tij, Rishi Sunak. Materiali është i titruar anglisht dhe shqip dhe duhet thënë se ai luan shumë mirë efektin propagandistik.

IMAZHI...që nuk pastrohet as nga Vjosa

Postuar në 19 Mars, 2023 15:30

Lexoni statusin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama!

Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike

Iluzioni se ka ende një Parti Socialiste

Postuar në 18 Mars, 2023 23:31

Fatos Tarifa i ka dërguar përmes gazetës “Dita”, një letër dashamirëse Partisë Socialiste. Të cilën e voton për vite të tëra siç thotë, sepse kandidatët e sjellë prej saj kanë qenë përherë më mirë se kandidatët e rivalëve. 

Zbardhet sekreti i vetëm i ShISh: Emri i drejtorit të ri

Postuar në 18 Mars, 2023 15:45

Vlora Hyseni është propozuar nga kryeministri Edi Rama si drejtuese e re e Shërbimit Informativ të Shtetit. Në një postim në Faceboiok, z. Rama shkruan se:

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar

U rishfaq Rosinanti!

Postuar në 17 Mars, 2023 12:12

Është shfaqur sot në një takim me përfaqësues të biznesit të madh kryeministri Edi Rama, të cilit i ka ardhur goja sërish pas stuhisë me FBI-në, ku mbeti për disa javë memec dhe vuv. Dhe mbeti i tillë duke rrezikuar shumë, sepse të gjithë panë se jeta vazhdon dhe është më e mirë pa ndotjen akustike të gënjeshtrave të këtij njeriu, se madje problem psiko-social i këtij vendi është pikërisht pushteti i tij.

Një betejë që parathotë se çfarë torture proceduriale do jenë zgjedhjet

Postuar në 16 Mars, 2023 21:04

E ashtuquajtura dramë parazgjedhore në Shqipëri u konsumua si të gjitha ato që kemi parë: në zgjedhje do garojnë po ata që kemi parë vërdallë këto dekada. Pavarësisht se çfarë komente bëri Ilirjan Celibashi. 

Skena është po ajo: PS përballë PD+LSI dhe një parti me vulë PD-je që apelon mesazhin e bashkimit për të konfonduar deri në fund elektoratin dhe për të ruajtur një rezervë riintegrimi nesër. 

Fitojmë minimumi 31 bashki, s'kemi nevojë për garanci brenda koalicionit

Postuar në 15 Mars, 2023 20:48

Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se në koalicionin mes PL dhe “Rithemelimit” nuk ka asnjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve në listën e Këshillave Bashkiak.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Caka tha se në vazhdën e vendimeve të KQZ dhe KAS u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim dhe garë asnjë figurë potenciale dhe se kjo nuk do të thotë që kjo është një tërheqje e PL.

Më tej, Caka tha se koalicioni fiton së paku 31 bashki dhe ndër to dhe bashki të mëdha.

Duhem, por se për çfarë nuk e them

Postuar në 13 Mars, 2023 17:32

Në një përgjigje për MCN Tv, Agjencia për Media dhe Informim e drejtuar nga Endri Fuga dhe ndoshta krijuar për t’i gjetur edhe atij një punë drejtori, financohet me 230 milionë lekë, për të trajtuar problemet e informimit dhe transparencës për vendimet e institucioneve.

O Komandant, fol një fjalë!

Postuar në 13 Mars, 2023 15:34

“Zëri i Amerikës” raporton për vendimin e gjykatës përmes të cilit u vu në sekuestro baza e Sarandës. Sipas gjyqtarëve:

Pages

Subscribe to RSS - Politikë