Politikë
Dyshe ëndrrash
D.m.th të sqarojmë pak veten: nëse pranojmë akuzën se Edi Rama ka lobuar kundër një lobisti të Lulzim Bashës ai ka lobuar kundër këtij të fundit.
Bashën e vuri Berisha në krye të PD-së pasi Berishën e mundi Rama me 1 milionë shuplaka.
Lobim kundër Bashës në ShBA, kundër dikujt që mbeti askush.
Mandej Basha heq Berishën me deklaratë personale dhe mbështetje të ShBA-ve dhe duket se puna mbaroi. Berisha heq Bashëm për bythe për 24 orë dhe jemi në kushtet kur Berisha 80 vjeç është alternativë zgjedhore.
Ballkani i Hapur mbetet vetëm një fantazëm politike
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Miratimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor përmes së cilës rregullohet procedura e re e lëvizjes. Ajo që bien në sy është se në arsyetimin e hapjes së vendimi nuk figuron asgjë prej Ballkanit të Hapur. Referohet:
Ka vetëm një Çështje që duhet bërë Dosje
Në këto minuta raportohet se është arrestuar ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Top Channel flet për pastrim parash, ndonëse paratë e gjetura si të padeklaruara nuk mund të jenë të pastruara. Televizioni në fjalë arrin deri aty sa përmes burimeve shkruan se pastruesja Dobi e marrë në pyetje ka përmendur emrin e Arben Ahmetajt.
Në tre muaj, kryeministri tkurret nga një strateg i frenimit të ndikimit rus në një tellall të BIRN-it
Dje, dt. 2 shkurt, kur kokoshi u katandis një thelë:
Përvoja në politikë më mësoi të kuptoj se Pushteti është Gjetkë
Në një intervistë për Rai-n, dhënë më 1985, shkrimtari i njohur siçilian, Leonardo Sciascia, jep edhe një koment për përvojën e tij në politikë, të cilën e cilëson si “jo themelore” për të, por jo “për t’u përbuzur”.
Shkova të shoh nga afër sesi shkonin punët. E pashë në Këshillin Komunal të Palermos, e pashë pastaj në Parlament…Aq sa mjafton për të kuptuar se pushteti është gjetikë. Nuk është në Këshillin Komunal të Palermos, nuk është në Parlament. Është gjetkë. Në Itali mjafton ndoshta të bëhen bashkë pesë persona për të vendosur gjithçka
Berisha akuzon Yuri Kim për korrupsion erotik me "majezat e qeverisë"
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar dje në një intervistë televizive ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim se ka qenë subjekt i atij që ai e quajti korrupsion erotik. Diçka që më pas e lidhi me “livadhe dhe shëtitje qeveritare me majezat e qeverisë”.
Berisha ka shtuar se ia ka referuar hapur zonjës Kim këtë çështje dhe ka marrë përgjigjen se po ndërhynte në jetë personale. Nuk dihet se për çfarë është fjala, por duket se konfrontimi po hyn në dishezën e materialeve të shantazhit publik.
Ultimatum Kurtit nga SHBA?! Çfarë garancish ka që Derek Chollet dhe Escobar nuk janë afilime të Rusisë?
Zëri i Amerikës paralajmëron qametin. SHBA i paska dhënë një ultimatum Albin Kurtit që të themelojë Asosacionin e Komunave Serbe sepse sipas SHBA nuk cenon Kushtetutën.
Mund të jetë kështu. Truri i një amerikani dallon nga truri i një kaukaziani të Ballkanit. Pse ta mohojmë?
Kur do flasë kryeministri i Shqipër(dh)isë?
Po flasin të gjithë për takimet e kryeministrit të Shqipërdhisë me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Vetëm z. Rama nuk flet. Flet Taulant Balla, flasin larot e partisë në media, flasin gazetarë që kanë ngrënë me çdo garruzhde, vetëm z. Rama Jo.
Me garancinë e votës së deleve socialiste në xhep dhe një shoqërie të dorëzuar, sigurisht që pronari i Buxhetit të Shtetit nuk ka pse të flasë. Të flasë e të sqarojë pozicionin për aq sa i takon në relacion me gjoja demokracinë shqiptare që formalisht është e tillë edhe pse të bën të dhjesësh nga të qeshurat.
Kjo është Shqipërdhija.
Kur do flasësh?!
Ky është Edi Rama. Ai i vërteti që ka një jetë që fshihet pas fjalëve.
Kryeministri i Shqipërisë ka ditë që përflitet në mediat amerikane, emri i tij figuron në një akuzë zyrtare në ShBA për një ish-zyrtar të lartë të FBI-së dhe ai po e kalon në heshtje. Me një deklaratë të thatë që thjesht thotë: do pres hetimet.
Sa raste të tjera ka patur e ky nuk ka lënë radhë të flitet. Sot emri i tij është në qendër, dhe ai për respekt të standardit që pretendon se mban duhet të sqaronte pozitën e tij.
Për ta përmbledhur: Edi dhiu Amerikën(edhe veten), apo Amerika e dhiu punën?!
Në Shqipëri nuk ka skandale që të mund të vënë në lëvizje opinionin publik. Cilido qoftë akti, ai tashmë do të ketë me vete dy interpretime në vend se të kishte një kërkesë: zbardhje e së vërtetës.