Politikë
Demokraci në zhvillim, të gjithë të “majtët” janë të shqetësuar për PD-në. Aq sa propozohet edhe koalicion
Vihet re një dukuri e pazakontë pas zgjedhjeve. Socialistët, d.m.th drejtuesit e tyre, po flasin të shqetësuar për situatën në Partinë Demokratike. Po i qajnë hallin Shqipërisë se mos na nglet pa opozitë. E nisi kryeministri Edi Rama, kur gjatë festës së 24 vjetorit të PS-së tha se u dha kjo votë, ngaqë shqiptarët nuk mund të pranojnë këtë opozitë. Aty për aty këputi një nga ato të vetat, Majko, kur u shpreh i shqetësuar për barrën e madhe që u ka rënë të majtëve që do qeverisin 2/3-at e shqiptarëve, ndërkohë që siç dihet PS-LSI thjesht po shohin punët e veta.
Stiglitz dhe Krugman: Europa po sulmon demokracinë në Greqi. Oferta e Trojkës, alla Corleone. Eurozona, antiteza e demokracisë
Që pas vitit 2008 kur thuhet Europa nënkuptohet Gjermania. Një vend i mbajtur në frerë për më shumë se 50 vjet pas luftës shfarrosëse që i imponoi kontinentit, Gjermania rikthehet si aktor kyç dhe përcaktues për të ardhmen e Europës. Kriza greke dhe ajo ukrainase janë konfirmimi se Berlinit i është hapur dera për të luajtur një rol në tryezën e fuqive të mëdha. Pa Gjermaninë sanksionet ndaj Rusisë nuk do të ishin të mundura dhe as marrëveshjet formale me Rusinë, Minsk I dhe II.
Kathimerini: Dialogu me Shqipërinë, Athina gati të korrigjojë teknikisht Paktin Detar, të heqë Ligjin e Luftës dhe të njohë pavarësinë e Kosovës
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias viziton në gjysmën e dytë të korrikut Tiranën, në kuadër të një turi ballkanik, por në kryeqytetin shqiptar do të ndalet me një paketë të rëndësishme propozimesh. Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se paketa e ministrit Kotxias në Tiranë do të përmbajë 7 pika, duke nisur me propozimin për një korrigjim teknik të paktit detar të nënshkruar në vitin 2009, pasi qeveria greke nuk pranon një rinegocim të kësaj çështje, por këmbëngul në një zgjidhje politike të problemit.