Politikë
Zëdhënësi i KLSH: “Kallëzim edhe për zv.ministrin e Arsimit”. Mazniku: “Nuk kam informacion”. Zëdhënësi i P. të Përgjithshëm: “Ju jap përgjigje nesër”
Dje Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi të dhënat e auditimit të kryer në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e të cilit, ky organ konstatoi shkeje ligjore me dëm ekonomik në vlerën e 771 mijë eurove. Sipas njoftimit zyrtar u kallëzuan në prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Përgjegjësi i Sektorit Financiar. “Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr.
Pas Kotzias flet Idrizi. Kujtohet edhe për çemërit ortodoksë(!), por nuk flet për Genocid. A mund të kërkojë Shqipëria një rezolutë në OKB si në rastin e Srebrenicës?
Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, duket se i ka bërë një nder të vockël kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky ka gjetur një rast të bëjë sërish një deklaratë në këtë kohë pushimesh, ku askush nuk ja ngenë atyre që punojnë si deputetë. Ja çfarë thotë Idrizi nga “Facebook”. “Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çështjen çame. Me sa duket z.
Propozohet traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bushati i referohet Spinozës dhe Sofokliut. Kotzias: Zoti apo Allahu na caktoi afër-njëri tjetrit.
3 memorandume për bujqësinë dhe turizmin janë hapi i parë për një ridimensionim të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Të paktën ky ishte produkti në letër i takimit të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij Ditmir Bushati në Tiranë. Ministri i Jashtëm shqiptar kishte zgjedhur thëniet e dy filozofëve, Sofokliut dhe Spinozës për të theksuar rëndësinë e forcimit të besimit në marërdhëniet mes dy vendeve.
"Drejtimi i duhur" me 27 miliardë lekë dëme në 1 vit e gjysëm qeverisje. Raporti i KLSH-së “njollos” luftën kundër korrupsionit
Megjithëse qeveria po bën përpjekje të mëdha për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit, e keqja e ngjyerjes se gishtit me të mirat e pushtetit duket se ka rrënjë të thella në strukturat e qeverisjes dhe administratës publike, edhe kur qeveriset me slloganin "Drejtimi i Duhur". Në 1 vit e gjysëm qeverisje të koalicionit të majtë abuzimet me fondet publike llogariten në 27 miliardë lekë. Shifrat u bënë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. “KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime në vit.
Testi Kotzias, depresioni i Athinës përballë kurajos së Tiranës
Mediat greke besojnë se vizita e ministrit të Jashtëm Nikolaos Kotzias në Tiranë nuk do të prodhojë një perspektivë më të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, por do t'i shërbejë Greqisë për të nxjerrë disa konkluzione në funksion të rishikimit të strategjisë së saj ne Ballkan. Sipas tyre qeveria shqiptare do të mundohet të përfitojë nga "depresioni" i Greqisë për të kapitalizuar kërkesat e saj në çështje që nga Athina shihen si problematika që nxisin konfliktet në rajon dhe acarojnë klimën e tensionit mes dy vendeve.
Sulm nga presidenca ndaj “majtistëve të papërgjegjshëm” në Greqi, një ditë para vizitës së Kotzias. Këshilltari i Presidentit flet edhe për Katovicën dhe vijuesit e Sigurimit të Shtetit
Këshilltari i Presidentit të Rublikës, Pirro Ahmetaj, që është edhe gjeneral brigade, na jep sot një mundësi që të kuptojmë sesi zhvillohet ajo që në Shqipëri njihet si politikë. Përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”, gjenerali në fjalë realizon, pa mohuar kredencialet e përfaqësuesit të zyrës së Presidentit, një sulm politike e verbal ndaj qeverisë greke. Ndonëse në fund, sa për të larë duart, e mbyll shkrimin me një alibi, që ngjan si mezja e muhabetit: “Ne shkollën e Eisenhowerit, kam mësuar se e vërteta është 360 grade, dhe kështu askush s’mund të jetë pronar i të vërtetës.
Pse kryeministri Rama i kushtoi vetëm një fjali takimit me nënsekretaren Nulland?
“Me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për zgjedhjet e suksesshme, progresin e reformave dhe rajonin tonë”. Ky paragraf ka qenë i gjithë sqarimi i kryeministrisë lidhur me takimin që kreu i qeverisë Edi Rama pati me ndihmës sekretaren amerikanë për çështjet e Euro-Azisë, Viktoria Nulland. Edhe ky sqarim, i bërë përmes Facebook, nga kryeministri. Për arsye që ende nuk dihen kryeministri Rama u tregua mjaft i kursyer me përmbajtjen e këtij takimi duke u mjaftuar me një postim në facebook dhe një fotografi me nënsekretaren Nulland.
Përgjimi i shqiptarëve, nuk është vetëm blerja e një pajisjeje, por politikë qeveritare
Tv Klan ka vijuar edhe sot trajtimin e negociatave të qeverisë shqiptare në blerjen e një pajisjeje përgjuese që mundëson gjurmimin e bisedëve në Skype, whatsapp apo edhe Facebook. Sipas prononcimeve zyrtare për këtë televizion, qeveria shqiptare mohon përfshirjen në negociata, por e-mailet e publikuara flasin për të kundërtën. “Qeveria shqiptare mohon që të ketë qenë pjesë e negociatave të bëra nga një drejtori e Shërbimit Informativ Shtetëror për blerjen e një programi për të përgjuar komunikimet me celular, përfshirë ato me WhatsApp, Viber, Facebook apo Skype.
Çmimi i naftës rritet më tej. Opozita fajëson qeverinë të cilës i kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, ndonëse sillej po njësoj deri në vitin 2013
Çmimi i naftës është kthyer në një shqetësim të vërtetë, jo vetëm pse ka arritur 190 lekë, por edhe sepse ai nuk pasqyron uljet që po ndodhin gjetkë. Me këtë rast shumëkush, përfshirë opozitën parlamentare akuzon qeverinë që ka vendosur taksën e qarkullimit. “Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike. Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.
Shëndetësia, 285 milionë euro koncesione për 10 vitet e ardhshme. Përfshihen edhe shërbime bazike, pavarësisht investimeve që janë bërë
Qeveria aktuale përdori gjatë fushatës së fundit elektorale sloganin: “Drejtimi i duhur”. Drejtimi i duhur, lihet të kuptohet se është ai i reformave, i ndryshimit dhe i transformimit të shërbimeve publike, apo vendit në tërësi. Këto reforma do të duhet të vinin në përputhje me një vizion të së majtës që sheh nga shtresat në nevojë dhe ka skrupulozitet për shpenzimin e parasë publike. Nëse është kështu, pse atëherë qeveria do të rendë drejt koncesioneve dhe partneritetit publik-privat, përvoja jo të këqija në vetvete, por që dalin si propozime të imporvizuara dhe “jashtë axhende”?