Politikë

PD-ja akuzon: “Miku i Edi Ramës mori koncesionin e dializës për 61 milionë euro. Do ta anullojmë”. Por akuza nuk zbardh asnjë emër

Postuar në 01 Gusht, 2015 07:12

Partia Demokratike nxori sot zëdhënësen Orjela Nebijaj për të denoncuar koncesionin e dializës që është dhënë së fundmi. “61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional.

Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. Veliaj thotë se do të jetë gati për një vit

Postuar në 01 Gusht, 2015 06:55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar se që nga sot e deri në hartimin e një plani zhvillimor për Tiranën, lejet e ndërtimit do të pezullohen. Ai e bëri këtë deklaratë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke shtuar madje se edhe për lejet e dhëna deri më tani, do të ketë audit. “Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit të Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Dështon tryeza me Qeverinë. Pronarët kundër draftit: Ne nuk na lidh asgjë me atë projektligj, nuk mbron interesat tona

Postuar në 01 Gusht, 2015 01:55

Dje pa praninë e medias u mbajt takimi i dytë me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe zgjati për rreth tri orë. Takimi u drejtua nga zv. ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, ndërkohë që të pranishëm ishin ministri Nasip Naço, drejtoresha e AKKP, Sonila Qato, avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka dhe kreu i ALUIZN.I­t, Artan Lame. “Panorama” shkruan se shoqatat e pronarëve kanë kërkuar rrëzimin e projektligjit të hartuar nga qeveria për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit.

Ilir Meta lë të hapur opsionin e bashkëpunimit politik me PD-në: “Interesi i qytetarëve do të prevalojë në vendimmarrjen e LSI-së”

Postuar në 31 Korrik, 2015 14:12

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për gazetarin Aleksandër Furrxhi. Ai ka folur për zhvillimet në vend, reformat, problemet e parlamentit, por edhe për aleancat e mundshme në të ardhmen. Duke komfirmuar se LSI do të vizjojë t’u qëndrojë marrëveshjeve, Meta lë të kuptojë se koalicioni i tanishëm nuk është definitiv dhe nuk e kushtëzon partinë e tij.

Eri, ç'ne me autobus?! Disa pyetje nga njerëzit e zakonshëm të këtij vendi...siç na quan kryeministri

Postuar në 31 Korrik, 2015 11:08

Si njerëz të zakonshëm të këtij vendi siç na quan kryeministri dhe në lartësinë e  popullit të thjeshtë u çuditëm edhe nuk u çudtiëm  që pamë kryebashkiakun e ri të Tiranës, Erion Veliaj duke pritur autobusin për të shkuar në punë. Emocion, habi, barazi, hipokrizi,… Më të habitur duhet të kenë qenë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që rastisën në stacionin e Stadiumit Dinamo bashkë me qytetarin e parë të Tiranës.

Atë që nuk e tha kryeministri e thotë FMN: “Ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë”. Opsion final: Rritja e taksave

Postuar në 31 Korrik, 2015 09:48

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Jens Reinke, ka shpjeguar përmes një interviste për “Top-Channel” se për cilat arsye fondi nuk nënshkroi marrëveshjen e radhës me qeverinë shqiptare. Në vend të parë qëndron mosmbledhja e të ardhurave, për të cilat Reinke, pranon se ka shkaqe që vijnë nga rënia e çmimeve, por ka edhhe shkaqe që lidhen me administrimin. “Gjatë këtij viti të ardhurat kanë rënë në mënyrë thelbësore nga pritshmëritë dhe plani.

Emërimet e para, Veliaj merr në bashki stafin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale

Postuar në 31 Korrik, 2015 03:30

Pak pasi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë emërimet e para, në disa drejtori. Sipas “Lapsi.al” disa nga drejtorët kanë qenë pjesë e stafit të ngushtë të Veliajt edhe në Ministrinë e Mirëqënies Sociale. Ndërkohë “Lapsi.al” shkruan se gjatë këtyre ditëve, Veliaj do të emërojë në sektorë të ndryshëm të bashkisë mjaft bashkëpunëtorë të tjerë të tij në Ministrinë e Mirëqënies Sociale.

 

Joni Baboç, - Drejtor i Urbanistikës

Taulant Tusha - Drejtor i Punëve Publike

Genc Kojdheli, - Drejtor Projektesh

Bilanci i qeverisjes, kryeministri: “Reformën në drejtësi e bëjnë ekspertët. Do të ulim TVSH-në për energjinë”. Dhe një mesazh korriku për mediat

Postuar në 30 Korrik, 2015 15:02

Reforma në drejtësi do të bëhet nga ekspertët. Politika thjesht do ta votojë. Të paktën kështu thotë kryeministri i Shqipërisë, i cili në bilancin e punës së qeverisë, ka deklaruar se për reformën në drejtësi, nuk ka për të patur negociata. “Reforma në Drejtësi është ndërtuar mbi një parim; Do ta bëjnë ekspertët, do ta votojë Kuvendi. Nuk do ta bëjë politika dhe nuk do të jetë një reformë negociatash politike. Do ta bëjnë ekspertët.

Opozita kundërshton bilancin e qeverisë: “Inflacioni 1.6%”, pensionet u rritën me 1.4%. Edhe dializa u dha me koncesion”

Postuar në 30 Korrik, 2015 12:59

Bilanci i qeverisjes që bëri sot kryeministri Edi Rama, është kundërshtuar thuajse tërësisht nga kryetari i opozitës. Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me situatën makroekonomike, investimet etj., Basha ka bërë edhe këto vërejtje që lidhen direkt me qytetarët. “Rrahu gjoksin se rriti pensionet me 1.4%, ndërkohë që nuk ka përmbushur as detyrimin e tij ligjor që është indeksimi me normën e inflacionit i cili sipas të dhënave zyrtare ishte 1,6 përqind. Ndërkohë, pagat kanë mbetur të ngrira dhe paga minimale nuk ka ndryshuar prej 2 vitesh, duke ulur fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Dekriminalizimi, kryeministri pëshpërit disa fjali

Postuar në 30 Korrik, 2015 08:43

Kryeministri shqiptar ka komentuar sot në konferencën për shtyp edhe çështjen e kriminalizimit të politikës dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Si në çdo rast, kur punët nuk janë mirë, Edi Rama është përtypur me “argumente” që thjesht janë statistikë fjalësh në një konferencë për shtyp. “Persona të cilët janë dënuar dhe kanë kryer dënimin, në kushtet e Kushtetutës e ligjit në Shqipëri e në të gjitha vendet e Europës, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe zgjidhen. Gjykime larg apo afër por që nuk janë në dëshmi penale, adresohen me ligj.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë