Politikë

Eshtrat e Nilo Katalanos u tërhoqën nga italianët në luftën italo-greke?

Postuar në 30 Gusht, 2015 10:58

Panajot Barka shkruan një analizë të gjatë rreth asaj që ndohi në Dhërmi me Kishën e Shën Thanasit. Barka e shtron çështjen gjerë, teksa shikon aty një rast të përplasjes mes katolicizmit dhe ortodoksisë, që si militant të vetin në Shqipëri ka Artan Shkrelin “me dy projekte të dështuara në këtë drejtim”, siç thotë autori. Barka vendos edhe disa korrespondenca historike, kur thotë se debati përkon me përvjetorin e vdekjes së shën Kozmait, “njeriut që konsiderohet si një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës”.

"Shqiptarë, bashkojuni luftës për Drejtësi! Ky është moment historik”

Postuar në 30 Gusht, 2015 01:22

Andrea Stefani duket se e ka marrë shumë seriozisht reformën në drejtësi. Aq sa në një analizë në gazetën “Dita” sot, i fton të gjithë shqiptarët, madje i sfidon që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje që ai e quan patriotike. Dhe edhe radhët e shkruara kësaj radhe janë më imperative, më nxitëse, gati si një kushtrim. “Sot momenti historik dikton, për këdo që i thotë vetes shqiptar, t’i bashkohet luftës për drejtësi, përpjekjes për të bërë, për të parën herë në historinë e shqiptarëve, shtetin e së drejtës. Në 1912 shqiptarët shpallën pavarësinë. Lindi shteti i parë shqiptar.

PS rikrijon Zonën e Parë Operative. Në krye bregasi Koço Kokëdhima

Postuar në 29 Gusht, 2015 20:40

“Tema” raporton për organizimin e ri të Partisë Socialiste. Krijohen rajonet të cilat kanë në krye një drejtues që “rrit llogaridhënien”. “Sot në Vlorë, kryeministri Rama mblodhi deputetët e Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe drejtuesit lokalë të partisë dhe pushtetit në bashki.Gjatë takimit, ai u prezantoi skemën e re organizative të PS dhe u komunikoi se bashkimi mekanik i Qarkut të Vlorës me atë të Gjirokastrës, do të formojë rajonin e Jugut, një njësi e re organizative e Partisë Socialiste. Në krye të këtij Rajoni u caktua Koço Kokëdhima, deputet i Vlorës.

Prof. Altimari: “Kisha e Shën Thanasit, monument kulture për arbëreshët...Ne arbëreshët nuk shitemi për 30 aspra si ca e ca”

Postuar në 29 Gusht, 2015 17:01

Në vend të Kishës së Shën Thanasit, duket se do të ndërtohet një kishë, ose monument tjetër që përkutjon lidhjet shqiptaro-arbëreshe. Në muajin nëntor madje, do të mbahet edhe një Kuvend shkencor, synon, siç thotë profesori arbëresh, Francesco Altimari në një intervistë për gazetën “Shekulli”, “për ta rindërtuar më në fund bashkërisht një histori objektive dhe shkencore të kompleksitetit të Himarës, të këtij djepi të rëndësishëm kulturor dhe arsimor që meriton një vëmendje të posaçme larg shablloneve nacionale dhe fetare, larg kulisave politiko- kishtare dhe manipulatorëve të çdo lloji”.

Sajmir Tahiri nën sulm të dyfishtë. Askush nuk po e mohon më trafikun dhe implikimin në nivele të larta

Postuar në 29 Gusht, 2015 15:15

Prej disa kohësh Partia Demokratike, ish-kryetari i saj, Sali Berisha, apo edhe gazeta “Rilindja Demokratike” kanë mbështetur idenë se me luftën kundër hashashit, po ndiqet një praktikë selektive dhe biznesi nga vetë Ministria e Brendshme. P.sh para disa kohësh, kur policia raportonte goditjen në Dukagjin, “RD” shtronte tezën se kështu favorizohej Tepelena(http://www.respublica.al/2015/08/20/ekonomi-tregu-apo-konspiracion-me-ha...“u-godit-dukagjini-për-llogari-të-tepelenës”).

Ndodh në Shqipëri, agjencitë shtetërore nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e pronës private

Postuar në 29 Gusht, 2015 11:21

 

Nënshkruhet në Vlorë marrëveshja ndërinstitucionale për bashkëpunim në mbrojtjen e pronës private. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin krerët e institucioneve Policia e Shtetit, AKKP, Prokuroria e Pergjithshme, Avokatura e Shtetit, si dhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë theksoi se marrëveshja garanton një bashkëpunim të përditshëm, për tu hedhur në kundërsulm ndaj grabitësve dhe falsifikatorëve të pronës.

Shën Thanasi "spostohet". Komuniteti himarjot ka kërkuar i pari përkujtimin e Katalanos. Pse u prish atëherë kisha?

Postuar në 28 Gusht, 2015 16:36

Qeveria ka dërguar Blendi Klosin, ministër për Çështjet Sociale, për të biseduar me banorët e Dhërmiut, rreth ndërtimit të Kishës së re të Shën Thanasit. "A1 Report" publikon madje edhe projektin e ri që ndryshon në pikëpamje arkitektonike nga projekti i vjetër i para 1972-it. Do të ishte interesante të bëhej i njohur emri i arkitektit që ka sugjeruar projektin. Por le të shohim çfarë ka thënë ministri Klosi: “Nuk pati asnjë incident nga ato që ju gazetarët zakonisht prisni.

Europa nuk e do Ballkanin në BE. Përndryshe pse i largojnë njerëzit?

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:32

“Deutsche Welle” bën sot një përmbledhje të shtypit gjerman mbi samitin e Vjenës. E nga sa mund të lexohet, mediat gjermane janë më të sinqerta nga politika e Berlinit zyrtar, që sipas tyre ka ndërmarrë një iniciativë tek e cila nuk beson. “Nën titullin "Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor", gazeta “Berliner Zeitung” komenton: "Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë